LAJMI I FUNDIT:

Vetëvendosje e quan dëshpërues reagimin e LDK-së

Vetëvendosje e quan dëshpërues reagimin e LDK-së

Dëshpërues e ka quajtur reagimin e LDK-së ndaj lajmit të publikuar nga Vetëvendosje, zëdhënësi i kësaj partie, Frashër Krasniqi.

“LDK-ja nuk e paska mohuar lidhjen biznesore të Isa Mustafës me Mishkoviqin. Djemtë e tij sjellin në Kosovë mallra të Serbisë, të cilat i marrin nga kompania e Mishkoviqit, ish-zv.kryeministër i Millosheviqit. Për këtë sot treguam fakte”, ka thënë Krasniqi.


“Por sot Isës i doli sheshit edhe skandali tjetër i licensimit për terminal të kompanisë së djalit të tij. Për këtë aferë korruptive Isa Mustafa duhet të jap dorëheqje të menjëhershme dhe të ndiqet penalisht! E sa i përket akuzës qesharake për Albin Kurtin, populli i Kosovës e di që Albini nuk i është nënshtruar e as lëshuar pe Serbisë, as para as gjatë dhe as pas burgut. Kurse Isa Mustafa ka qenë vartës dhe u ka shërbyer politikave të Serbisë prej fillimit të karrierës së tij politike e deri sot. Politikisht duke ia krijuar ‘Zajednicën’ kurse ekonomikisht duke i angazhuar djemtë që të bëjnë biznes me Mishkoviqin”, ka thënë Krasniqi.