LAJMI I FUNDIT:

Vetëm një kontroll në kufirin Shqipëri-Kosovë

Vetëm një kontroll në kufirin Shqipëri-Kosovë

Masat lehtësues për sezonin turistik mes Shqipërisë dhe Kosovës janë zyrtarizuar me një marrëveshje dypalëshe. Kushdo që udhëton gjatë verës nga Shqipëria në Kosovë apo anasjelltas, tashme do t’i nënshtrohet vetëm një kontrolli në kufi.

Kështu udhëtaret që vijnë nga Kosova kontrollohen vetëm në Morinë, ndërsa ata udhëtojnë drejt Kosovës i nënshtrohen procedurave në doganën e Vermices. Ata që deklarohen në kufi si turistë mund të hyjnë në Shqipëri me çdo lloj dokumenti identifikimi, madje edhe me një certifikate.

Ndërkohë, prej afro dy javësh, rrugët që të çojnë drejt bregdetit patrullohen nga efektive të policisë shqiptare dhe asaj kosovare./Telegrafi/