LAJMI I FUNDIT:

Vetëm 40% e të rinjve punojnë

Vetëm 40% e të rinjve punojnë

Mbi 60 për qind e forcës së aftë për punë janë të rinj, por vetëm 40 për qind e tyre janë të punësuar. Ndërkohë ,mosha nga 19 deri në 29 vjeç pranojnë të punojnë dhe pai paguar kontributet. Të rinjtë pa diplomë janë të prirur të punojnë në bujqësi, ndërsa ata me shkollë të lartë në industri dhe tregti.

Ministria e Punës dhe Çështjeve Sociale ka një strategji për punësimin e 60 mijë të rinjve. Është hedhur hapi i parë me hapjen e zyrave të informacionit në Qarkun e Shkodrës dhe Kukësit, ku janë regjistruar rreth 1 mijë punëkërkues.

Ndërkohë, është nënshkruar një marrëveshje me 40 biznese për punësimin e tyre. Në të gjitha vendet e Europës, në vitet e krizës 2007-2008, u vu re një rënie e punësimit me 5 për qind të moshave të reja. Kjo shifër është plotësuar vitet në vijim. Ndërkohë, ripunësimi për moshat më të mëdha është ende në pikëpyetje./Telegrafi/