LAJMI I FUNDIT:

Vështirësitë e Evropës “do të godasin ekonominë botërore”

Vështirësitë e Evropës “do të godasin ekonominë botërore”

Vështirësitë e vazhdueshme financiare të Evropës duket se do të godasin ekonominë globale, ka paralajmëruar kreu i Bankës Qendrore australiane, Glenn Stevens.

Megjithatë, Stevens tha se vendi i tij relativisht nuk do të preket për shkak të lidhjeve të forta tregtare me Azinë Lindore.

Ai tha se kjo do ta mbrojë Australinë nga Evropa, pavarësisht se shkalla e rritjes në vendet aziatike do të zvogëlohet, raporton BBC.

Australia është vendi i vetëm i zhvilluar që ka shmangur hyrjen në recesion.