LAJMI I FUNDIT:

Veshjet pa doganë, tërhiqet projekti

Veshjet pa doganë, tërhiqet projekti

Projektligji i Ministrisë së Financave të Shqipërisë për të hequr taksën doganore për veshjet që vijnë nga bashkimi europian duket se do të jetë një projekt vetëm në letër.

Gazeta Shqip mëson se ministria e ka tërhequr projektligjin për shkak të disa paqartësive. Ideja ishte që të gjitha veshjet e gatshme të futeshin në tregun vendas pa tarifë doganore, që sot aplikohet në shkallën 10 për qind. Heqja e kësaj takse padyshim që do të ulëte çmimet e veshjeve në treg, por nga ana tjetër, buxheti i shtetit humbiste rreth një miliard lekë.

Heqja e taksës prekte edhe disa lëndë të para për prodhimin e veshjeve. Duket se kushtet e MSA-së kanë detyruar autoritetet shqiptare të tërhiqeshin nga plani. Kërkesa për heqjen e taksës doganore për veshjet e gatshme, si të rejat, ashtu dhe për të përdorurat, kishte ardhur nga një grup biznesmenësh.

Zyrtarë nga ministria deklarojnë se pasi u konsultuan edhe një herë më legjislacionin, kuptuan që nuk ishte koha e duhur për eliminimin e tarifës. /Telegrafi/