LAJMI I FUNDIT:

Veseli: Do të konfiskohet pasuria e përfituar në mënyrë të kundërligjshme (Video)

Veseli: Do të konfiskohet pasuria e përfituar në mënyrë të kundërligjshme (Video)

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) njëkohësisht kryetar i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, thotë se Kosova ka prokurorë që mund të ngrenë aktakuza edhe ndaj kryeministrit apo presidentit.

Veseli ka thënë se do të përmirësohen disa ligje në Kosovë duke përfshirë edhe Ligjin për konfiskim të pasurisë.

Ai në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini ka thënë se pasuria e fituar duhet argumentuar, përndryshe do të konfiskohet.


“Do të konfiskojmë pasurinë e atyre që e kanë përfituar jashtligjshëm. Le të argumentojnë ku e kanë marrë atë pasuri. Një zëvendësministër është arrestuar por mund të ketë edhe dhjetëra të tjerë”.

“E keqja është se edhe idetë politike po korruptohen”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Veseli ka thënë se sistemi i drejtësisë në Kosovë është i shëndosh dhe po punohet në forcimin e mëtejmë.

“Një prokuror që ngritë aktakuzë ndaj një ministri, kryeministri apo kujtdo do ta shpallim hero”.

Ai më tej ka thënë se njollosja e sistemit të drejtësisë është në dëm të Kosovës, pasi krijohet përshtypja se në Kosovë nuk mund të ketë sistem të pavarur të drejtësisë.

“Është logjikë kundër pavarësimit të sistemit tonë gjyqësor. Ne kemi prokuror që mund të ngrenë aktakuza edhe ndaj kryeministrit dhe presidentit, por ka edhe të tillë që dëshirojnë vetëm për vetë të jetojnë më mirë e neve të na qesin faqen e zezë”, tha Veseli./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Siguri
Ndotja e ajrit po na e shkurton jetën, Kosova kryeson listën e vendeve evropiane me më shumë vdekje të parakohshme

Ndotja e ajrit po na e shkurton jetën, Kosova kryeson listën e vendeve evropiane me më shumë vdekje të parakohshme

Lajme
Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Lajme
Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Lajme
Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Lajme
Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Politikë
Kalo në kategori