LAJMI I FUNDIT:

Veseli: Edhe nëse shtyhen vizat edhe për një vit, unë besoj te BE-ja (Video)

Veseli: Edhe nëse shtyhen vizat edhe për një vit, unë besoj te BE-ja (Video)

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) njëkohësisht kryetar i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka thënë se kriteret e burokratëve në BE kanë ndikuar që të vonohet liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës.

Veseli në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini ka thënë se megjithatë ne duhet të besojmë në BE, sepse kanë qëndruar në krah të Kosovës në kohë të vështira.


“Jam nga njerëzit më kritik, por unë i besoj BE-së. Kam për t’iu besuar gjithmonë, sepse me ta kemi arritur deri këtu. Ani pse mund të na kushton edhe një vit pa liberalizim të vizave…, Me kohë do të fitojë arsyeja”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Veseli thotë se mentaliteti i Vetëvendosjes dhe i tanishëm i LDK-së nuk i ndihmon Kosovës.

“Nuk ka inate, nuk ka hatër mbetje, futu në proces dhe mendo për gjeneratat e ardhshme, të mos u lëmë sherr. Nuk është qejf të takohesh me Serbinë, është mundim”.

Kryetari i PDK-së ka thënë se partia e tij ka pranuar përgjegjësitë edhe kur ka gabuar.

“Nuk ka vend ku PDK-ja ka gabuar dhe nuk ka marrë përgjegjësi. PDK ka marrë përgjegjësi, vendime por edhe sulme më shumë se çdo parti politike”, deklaroi Veseli./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Siguri
Arrestohen dy persona për shpëlarje parash në Graçanicë, sekuestrohen 55 mijë euro dhe dokumente

Arrestohen dy persona për shpëlarje parash në Graçanicë, sekuestrohen 55 mijë euro dhe dokumente

Kronika e Zezë
Rrahje mes katër personave në Pejë - dy prej tyre theren me thikë

Rrahje mes katër personave në Pejë - dy prej tyre theren me thikë

Kronika e Zezë
Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Lajme
Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Lajme
Ndotja e ajrit po na e shkurton jetën, Kosova kryeson listën e vendeve evropiane me më shumë vdekje të parakohshme

Ndotja e ajrit po na e shkurton jetën, Kosova kryeson listën e vendeve evropiane me më shumë vdekje të parakohshme

Lajme
Kalo në kategori