LAJMI I FUNDIT:

Veseli: Agjenda e Kuvendit është përqendruar në zhvillimin ekonomik

Veseli: Agjenda e Kuvendit është përqendruar në zhvillimin ekonomik

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, takoi sot zëvendës drejtorin e Fondit Monetar Ndërkombëtar, Min Zhu, me të cilin diskutoi për trendet zhvillimore të ekonomisë në vend dhe rajon, me theks në thellimin e marrëdhënieve në mes të vendit tonë dhe FMN-së.

Në takim mori pjesë edhe guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Bedri Hamza.
Në takim u diskutua për kahet e zhvillimeve të ekonomisë në vend dhe rajon, bashkëpunimin e deritashëm ekonomik në mes të institucioneve financiare të Republikës së Kosovës dhe FMN-së, vëllimin e këtyre marrëdhënieve, si dhe mundësitë e zgjerimit të tyre.

Veseli theksoi se agjenda legjislative dhe puna kuvendore është e përqendruar në zhvillimin ekonomik, jo vetëm në ngritjen e projekteve të mëdha instrastrukturore por edhe fuqizimin e ndërmarrësisë, përkrahjen e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme dhe hapjen e perspektivës ekonomike në vend, posaçërisht të të rinjve.


Zhu shprehu respekt për punën dhe bashkëpunimin e deritashëm, duke theksuar se përkrahja nga FMN-ja nuk do të mungojë as në të ardhmen. Ai shtoi se stabiliteti makrofinanciar i Kosovës është predispozitë për inkurajimin e këtij bashkëpunimi. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Trepça eksporton 237.50 T koncentrat të plumbit

Trepça eksporton 237.50 T koncentrat të plumbit

Ekonomi
Bisha Lamborghini Revuelto tani në Kosovë, ekskluzivisht nga Auto SHERRETI

Bisha Lamborghini Revuelto tani në Kosovë, ekskluzivisht nga Auto SHERRETI

Auto Sherreti
Shijuat verën, por humbët formën? Ja si të riktheheni në formë pa pasur nevojë të dilni nga shtëpia

Shijuat verën, por humbët formën? Ja si të riktheheni në formë pa pasur nevojë të dilni nga shtëpia

Melodia Px
Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

E Bukura e Dheut
Udhëto sigurt drejt top destinacioneve evropiane me Prishtina Ticket

Udhëto sigurt drejt top destinacioneve evropiane me Prishtina Ticket

Prishtina Ticket
Situata afariste në gjigandin “Trepça”, 80 sistemime në ecurinë e prodhimit në njësinë Trepça – Stan Tërg, po përgatitet edhe trajnimi i 19 minandezësve

Situata afariste në gjigandin “Trepça”, 80 sistemime në ecurinë e prodhimit në njësinë Trepça – Stan Tërg, po përgatitet edhe trajnimi i 19 minandezësve

Ekonomi
Kalo në kategori