LAJMI I FUNDIT:

Verizon ka shitur 3.1 milion iPhone në qerekun e tretë të 2012

Verizon ka shitur 3.1 milion iPhone në qerekun e tretë të 2012

Kompania telefonike amerikane Verizon Wireless ka lëshuar raportin e fundit finannciar të tyre për qerekun e tretë të 2012 duke lajmëruar se ka shitur 3.1 milion iPhone në këtë përiudhë.

Ndërsa, modeli më i fundit i linjës iPhone, gjenerata 5, ka qenë në shitje vetëm për pak kohë në shtator, para fundit të qerekut të tretë. Megjithatë, Verizon ka shitur 650,000 iPhone 5.

Kompania do të mund të kishte shitur edhe më shumë njësi të iPhone 5 nëse pajisja do të ishte e gatshme por siç kemi dëshmuar, kërkesa për pajisjen ka qenë shumë e madhe që nga lansimi dhe Apple nuk ka patur mundësi ta përmbush atë.

Verizon gjithashtu ka dhënë shifrat e pajisjeve tjera telefonike që ka shitur duke thënë se ka shitur gjithsej 6.8 telefona të mençur në të njejtin qerek dhe 3.4 milion prej tyre kanë qenë pajisje Android.


Pajisjet nga Apple dhe Android së bashku kanë dhënë shifrën prej 6.5 milion nga 6.8 milion pajisje të shitura nga Verizon. 300,000 pajisjet tjera tq shitura nga kompania telefonike kanë qenë nga Microsoft Ëindoës Phone dhe BlackBerry nga RIM. /Telegrafi/