LAJMI I FUNDIT:

Veprimet e shtetit serb në drejtim të destabilizimit të situatës së sigurisë

Tranzicioni i tejzgjatur është element që karakterizon në përgjithësi botën postkomuniste dhe ka bërë që edhe më tej në këto vende të mos ketë stabilitet politik por të mbretërojnë kriza të vazhdueshme shoqërore të cilat kohë pas kohe rrezikojnë sigurinë në shkallë të gjerë. Edhe vendi i ynë si shteti më i ri i dal nga mjedisi i botës postkomuniste por edhe i rrethuar nga të katër anët me shtete me prejardhje me origjinë të njëjtë ideologjike ka pothuaj probleme të njëjta që e shoqërojnë tranzicionin e çdo vendi, por e kaluara historike dhe rrethanat aktuale politike kanë determinuar një situatë specifike e cila në këtë mjedis të ri gjeopolitik pa dyshim që ka refleksionet e veta.

Si çështje kyçe e cila vazhdon të ndikoj keq në sigurinë e Kosovës tash e sa vite, është konflikti shqiptaro-serb që zgjatë më shumë se 130 vjet, e të cilin nuk arritën ta ndali lufta shqiptaro-serbe 1998-1999, intervenimi i NATO-së me 1999, si dhe shpallja e pavarësisë së Kosovës me 2008 e cila tani më është njohur nga vendet më të rëndësishme të botës. Natyrisht që ky konflikt tani nuk e ka intenzitetin që kishte në vitet e kaluara, por ai është duke u zhvilluar dhe duke ndikuar keq në sigurinë e përgjithshme në Kosovë e cila pa dyshim ndikon keq edhe sigurinë e përgjithshme rajonale dhe më gjerë. Kjo fazë e zhvillimit të situatës politikë Kosovë-Serbi, mundë të karakterizohet si një lloj detante, për nga forma e zhvillimit por që në thelb dallon shumë nga ajo çfarë ishte gjatë luftës së ftohët pasi që rivalët as për së afërmi nuk janë të barabartë si në aspektin ekonomik, të hapësirës territoriale, të numrit të popullsisë dhe të potencialit ushtarak.


Satisfaksion për ne për një kohë mund të jetë prania ushtarake e forcave të NATO-së, por shikuar në prizmin e zhvillimeve të gjithëmbarshme globale, (si kriza ekonomike botërore, përhapja e armatimi nuklear, shtimi i aktiviteteve terroriste, rritja ekonomike kineze, ambiciet imperialiste ruse si dhe moskonsolidimi i demokracisë në Rusi, konflikti Korean, etj) dhe në këtë kuadër, duke marrë për bazë kalkulimet e politikes serbe, destabilizimi i Kosovës dhe eskalimi i situatës së sigurisë në shkallë të gjerë, e i iniciuar nga Serbia është permanent. Në favor të kësaj flasin shumë argumente të cilët për t’u vënë në pah nuk kanë nevojë për ndonjë dije të stërholluar dhe akteret politik të vendit tonë duhet që si pikënisje të aksionit të tyre politik, t’i kenë këta faktorë. Pozita kushtetuese e Kosovës në Kushtetutën e Serbisë është njëri nga faktorët që duhet marrë në konsideratë nga elitat politike kosovare e që është dominant në prodhimin e efekteve negative që ndikojnë në përkeqësimin e gjendjes së sigurisë së Kosovës dhe rajonit.

Në preambulën e Kushtetutës së Serbisë decitivisht është e përcaktuar se “Krahina e Kosovës dhe e Metohisë është pjesë përbërëse e Serbisë” dhe se “nga kjo pozitë e Krahinës së Kosovës dhe Metohisë burojnë obligimet kushtetuese të të gjitha organeve shtetërore që të përfaqësojnë dhe mbrojnë interesat e shtetit të Serbisë në Kosovë dhe Metohi në të gjitha marrëdhëniet e brendshme dhe të jashtme politike”. S’ka kurrfarë dyshimi se ky obligim kushtetues është përcaktues në politikbërjen e Qeverisë së Serbisë dhe nga ky burojnë edhe veprimet konkrete në drejtim të Kosovës ku me këtë rast për ne janë ato që ndikojnë drejtpërsëdrejti në sigurinë e vendit tonë dhe ndër to ndër më të mprehta janë: Pozicionimi i ushtrisë së Serbisë, dhe veprimtaria ofanzive e shërbimeve serbe të zbulimit.

Pozicionimi i ushtrisë së Serbisë

Po të shikohet bazimi aktual i Ushtrisë së Serbisë si për ka thellësia ashtu edhe për nga gjerësia, shihet qartë se ai është i organizuar sipas organikës së gjendjes së gatishmërisë luftarake. Prej gjashtë brigadave të këmbësorisë sa ka tani aktive ushtria serbe, vetëm njëra është e vendosur në pjesën veriore të Serbisë (brigada e parë selia e komandës në Novi Sad), kurse pesë të tjerat e rrethojnë Kosovën dhe janë të dislokuara si më poshtë:

– Brigade Speciale, komanda në Pancevw, njësitë në Panvevë dhe Nishë (3 batalione dhe një çetë)
– Brigada e II, brigadë e përziere e këmbësorisë, njësive të blinduara, artilerisë klasike dhe raketore, dhe njësive të mbrojtjes kundër ajrore. Komanda e brigadës në Kralevë, njësitë e shpërndara (batalionet) Novi Pazarë, Valevë, Rashkë. Në përbërje të brigadës 5 batalione dhe dy regjimente;
– Brigada e III, brigadë e përziere e këmbësorisë, njësive të blinduara, artilerisë klasike dhe raketore, dhe njësive të mbrojtjes kundër ajrore. Komanda e stacionuar në Nish, njësitë në Prokuple, Zajecar, Kurshumli. Në përbërje të brigadës 11 batalione;
– Brigada e IV, brigadë e përziere e këmbësorisë, njësive të blinduara, artilerisë klasike dhe raketore, dhe njësive të mbrojtjes kundër ajrore. Komanda e brigadës është e stacionuar në Vrajë, njësitë në Vrajë, Leskovc dhe Bujanovc. Në përbërje të brigadës ka 11 batalione.

Përpos kësaj, po të shikohen edhe armatimi me të cilin janë të pajisura këto brigada shihet se ai është ofanziv dhe ku përfshihen batalionet tankiste të pajisura me tankun M-84, regjimente me artileri klasike e pajisura me obuz 122 mm. me larghedhje 17 km, obuz 150 mm. me larghedhje 28 km, artileri raketore 128 mm. me larghedhje 20 km, artileri raketore 262 mm. me larghedhje 50 km. E gjithë kjo po të kombinohet me drejtimet komunikuese me Kosovën, nuk do kurrfarë komenti se në rast të prishjes të konstalacionit të tanishëm gjeopolitik në botë, Ushtria serbe është në pritje të një urdhri që në formën e një “bkc krg-ut” të pushtojë Kosovën.

Shërbimet e Zbulimit dhe informimit

Gjithnjë në kuadër të obligimeve kushtetuese që kanë, në drejtim të Kosovës janë të angazhuara edhe shërbimet serbe të zbulimit BIA, VOA dhe VBA. Nenin 2 i ligjit për BIA decidifisht përcakton se: “agjencia kryen detyra të cilat kanë të bëjnë me: ruajtjen e sigurisë së Republikës së Serbisë dhe zbulimin dhe parandalimin e aktiviteteve të drejtuara në përmbysjen apo prishjen e rendit kushtetues të Serbisë”. Kjo dispozitë ligjore është e mjaftueshme për të konstatuar praninë ofensive të shërbimeve serbe në Kosovë. Për këtë BIA ka formuar qendrën e saj në Vrajë e cila mbulon Kosovën në rrugë agjenturore dhe të përgjimeve të telekomunikimit.

Para disa muaj, gazeta austriake “Money” ka publikuar lajmin se:“725 zyrtarë, që paguhen nga Qeveria e Serbisë për veprimtarinë e tyre në komunat e Kosovës ku nuk ka më serb, nuk ka dyshim se janë pjesëtarë të shërbimit sekret serb. Ata duket haptas se paguhen për shërbimet e tyre që kryejnë në Kosovë”. Pa bërë ndonjë analizë të thellë, por duke përcjellë përditshmërinë kosovare, ky lajm duhet të merret serioz dhe i besueshëm pa vu këtu në dyshim faktin se gazeta ka mundur ta siguroi informacionin nga shërbimet sekrete austriake të cilat disponojnë informacion të drejtpërdrejt nga tereni apo nga intervistat e oficerëve të shërbimit serb të cilët po dezertojnë dhe po kërkojnë azil në vendet perëndimore.

Përpos grumbullimit të informacionit me interes për shtetin serb, këto agjenci përmes agjenturës influente ndikojnë keq në përditshmërinë tonë të jetës institucionale. Agjentët me influence, të akomoduar nëpër institucionet tona shtetërore, arsimore, nëpër media, në shoqërinë civile, nëpër institucionet fetare, në biznesin privat, nëpër sindikata, bëjnë lojën e vetë. Shpesh herë duke u thirrur në patriotizëm, në gazetarinë hulumtuese, në mbrojtjen e lirive edhe të drejtave të njeriut, të demokracisë, të ambientit dhe të drejtave sindikaliste, krijojnë skema të cilat qojnë në situata të cilat vendin e sjellin para kolapsit (si ajo e marsit të vitit 2004) apo shkaktojnë kriza institucionale si kjo që po ndodhë tani.(për dy orë vendi mbetet pa president)

Skemat e përpunuara deri në detale nga analitikët e këtyre shërbimeve zbatohen në Kosovë nga rezidenturat e këtyre agjencive të cilat i zbatojnë pa vështirësi dhe në të shumtën e rasteve dalin të suksesshme. Këto skema që nga paslufta kryesisht kanë qenë të orientuara në futjen e përçarjes në mes partive politike, tendencës për t’i futur në konflikt shqiptarët me bashkësinë ndërkombëtare, krijimin e imazhit të keq për Kosovën në arenën ndërkombëtare etj. Dhe po të shikohen periodikisht nga viti 1999 e deri më tani, rastet e prishjes serioze të situatës së sigurisë lidhen zakonisht me ndonjë takim për Kosovën të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, vizitës së ndonjë delegacioni të lartë ndërkomëtar etj. Injorimi i këtyre faktorëve nga elitat politike të Kosovës, mediet, rrethet akademike, shoqëria civile, por edhe nga popullata e Kosovës mundë të jetë fatal për brezat e ardhshëm. Është koha e fundit të një aksioni të mençur për t’i krijuar perspektivë të shëndosh vendit tonë të shumëvuajtur

(Autori është analist i çështjeve ushtarake dhe të sigurisë)

Në trend

Më shumë
“Vuçiq paguan paraprakisht në rast të fitores së Trumpit”, mediat botërore shkruajnë se si dhëndrit të ish-presidentit amerikan iu shit ndërtesa e Shtabit të Ushtrisë Serbe

“Vuçiq paguan paraprakisht në rast të fitores së Trumpit”, mediat botërore shkruajnë se si dhëndrit të ish-presidentit amerikan iu shit ndërtesa e Shtabit të Ushtrisë Serbe

Serbia
Gjithçka çfarë duhet të dini për meçi mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk: Koha, titujt, rekordet dhe pesha e tyre

Gjithçka çfarë duhet të dini për meçi mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk: Koha, titujt, rekordet dhe pesha e tyre

Boks
Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete

Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete

Botë
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Lajme
E ngacmojnë se nuk

E ngacmojnë se nuk "di të lexojë", zbulohet problemi shëndetësor që kanë dy vëllezërit Veshaj

Magazina
Mbrojtësi i Borussia Dortmund trondit me pamjen e tij - ai fiton 10 milionë euro në vit dhe pas dy javësh ka finalen e Ligës së Kampionëve

Mbrojtësi i Borussia Dortmund trondit me pamjen e tij - ai fiton 10 milionë euro në vit dhe pas dy javësh ka finalen e Ligës së Kampionëve

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori