LAJMI I FUNDIT:

Vende të jashtëzakonshme, liderë të këqij

Vende të jashtëzakonshme, liderë të këqij

Shtetet e Bashkuara i vizitova për herë të parë në vitin 1965 me një bursë studentore të financuar nga një filantrop bujar nga Bostoni. Që nga ai udhëtim, gjatë të cilit shkova nga Nju-Jorku në Kaliforni, në Alabama dhe përsëri në Nju-Jork, jam shndërruar në një adhurues i konfirmuar i Amerikës. E dua atë vend dhe e kam vizituar atë më shpesh sesa çdo vend tjetër jashtë Britanisë dhe Evropës Perëndimore.

E admiroj SHBA-në për kulturën, sipërmarrjen dhe universitetet e saj dhe kam shumë miq amerikanë. Për më tepër, e di se sa mirënjohës duhet të jetë pjesa tjetër e botës për lidershipin e Shteteve të Bashkuara pas Luftës së Dytë Botërore. Kurrë më parë një fuqi fitimtare nuk ishte sjellë kaq bujarisht ndaj të tjerëve, përfshirë edhe ndaj atyre që u mposhtën. I detyrohemi shumë politikës amerikane në gjysmën e dytë të shekullit XX. Por, edhe pse nuk e mohoj fuqinë ekonomike, intelektuale dhe ushtarake amerikane, pushteti i butë i vendit është ulur dhe po ashtu edhe ndikimi pozitiv i tij në të gjithë botën.


Arsyeja për këtë është e thjeshtë: Presidenti amerikan Donald Trump është një njeri i keq, i rrethuar nga një ekip i keq ideologësh të paaftë dhe të rrezikshëm. Ai është një kërcënim prekës për gjithçka që e ka bërë botën një vend më të mirë, më të sigurt dhe më të begatë – mbi të gjitha për bashkëpunimin midis shteteve-kombe, një rregulloreje globale dhe një aspiratë të përbashkët për liri ekonomike dhe politike.

Pra, unë e dua Amerikën, por nuk e duroj dot presidentin e saj. Mendoj se do të duhet të pres që Trump të përfundojë mandatin e tij dhe të shpresoj që elektorati amerikan ta dërgojë atë mbrapsht në shtëpi kur të vijë koha. Shpresoj që paradoksi im të zgjidhet nëpërmjet kutisë së votimit.

Mjerisht, kam të njëjtin mendim edhe në lidhje me Kinën. E admiroj civilizimin e madh të vendit, artin, kaligrafinë dhe shkencën e tij, si edhe kontributet e tij intelektuale për njerëzimin. Qëkur vizitova për herë të parë Kinën në vitin 1979, kam lexuar vazhdimisht libra për historinë e saj. Dhe, e konsideroj autorin e dëbuar në mërgim Ma Jian (romanet e të cilit natyrisht janë të ndaluara në Kinë) si një nga romancierët më të mirë të 50 viteve të fundit.

Megjithatë, në të njëjtën kohë të dhënat e Partisë Komuniste të Kinës. Sidomos, më vjen keq që pas vitesh të tëra përmirësime të vazhdueshme në politikat ekonomike dhe drejtimin politik nën emrat si Deng Xiaoping, Jiang Zemin, Zhu Rongji, Hu Jintao, Wen Jiabao dhe të tjerët, presidenti aktual i Kinës, Xi Jinping, e ka kthyer pas kohën duke kërkuar të rivendosë një kontroll të ngushtë autoritar.

Për më tepër, Xi po pozicionon teknologjinë e përparuar për të forcuar diktaturën e tij. Për ta parë këtë, nuk duhet të shikoni më larg sesa Xinjiang, ku një shtet mbikëqyrës i pamëshirshëm po shtyp miliona ujgurë kryesisht myslimanë dhe po kërkon të zhdukë identitetin e tyre kulturor dhe fetar.

Sigurisht që nuk ka një ekuivalencë morale të drejtpërdrejtë midis Trumpit dhe Xisë. Por, nuk jam as plotësisht i sigurt se presidenti amerikan i vlerëson vlera liberale demokratike më shumë sesa Xija. Kjo pasiguri është sidomos shqetësuese sepse këto të dy dominojnë në skenën ndërkombëtare dhe vendimet e tyre mund të formësojnë drejtimin e botës për vitet në vazhdim.

Nuk jam sidomos i shqetësuar se mosmarrëveshja tregtare Trump-Xi do të ngrejë në këmbë perspektivat ekonomike të botës në të ardhmen e afërt. Do të ketë një marrëveshje, sepse Trump duhet t’i tregojë përkrahësve të tij se ai mund ta bëjë një të tillë dhe ajo do të rezultojë në të ashtuquajturën tregti të menaxhuar. Suficiti tregtar i Kinës me Shtetet e Bashkuara do të bjerë sepse kinezët do të premtojë të blejë më shumë sojë dhe motorë aeroplanësh nga Amerika. Për më tepër, Kina do të ofrojë garanci që të huajt do të jenë në gjendje të investojnë shumë më lehtë në vend dhe se firmave të huaja nuk do t’u kërkohet më t’ia dorëzojnë pronën e tyre intelektuale konkurrentëve vendas.

Por, nuk do të ketë ndonjë ndryshim thelbësor në modelin ekonomik të Kinës. Huadhënia do të mbetet e politizuar, ndërmarrjet në pronësi të shtetit ende do të subvencionohen shumë dhe kompanitë e huaja do të detyrohen të dalin jashtë tregjeve derisa konkurrentët kinezë të mund t’i tejkalojnë ato.

Ndërkohë, tensionet me fqinjët e Kinës do të rriten – jo vetëm për militarizimin e Kinës të ishujve dhe atoleve në Detin e Kinës së Jugut. Kina gjithashtu do të ankohet për Tajvanin. Dhe, çdo ngadalësim në rritjen e vendit të nxitur nga borxhet, do të rrisë numrin e kërcënimeve të saj nacionaliste.

Kina dhe Amerika janë vende të jashtëzakonshme, por ato po qeverisen keq – njëri nga autokratë Leninistë që kanë frikë edhe nga hija e tyre dhe tjetri nga një populist i çuditshëm që preferon despotët ndaj demokratëve liberalë. Trump rrezikon shumë nga ato që kanë rëndësi për shumë prej nesh: marrëveshja për trajtimin e ndryshimeve klimatike, forcimi i bashkëpunimit evropian dhe rindërtimi i perspektivave për paqe në Lindjen e Mesme – duke mbajtur në mënyrë të pamatur anën e Sunitëve kundër Shiitëve në çdo konflikt politik.

Mbretëria e Bashkuar është tepër e ndjeshme, sepse pas Brexit-it ne do të dalim vetëm, pa partnerët tanë evropianë. Përgjatë rrugës, duhet të shpresojmë që nacionalizmi i vrazhdë dhe merkantilizmi i Trumpit dhe Xisë të mos çojnë në llojin konfliktin e pushtetit që kanë paralajmërua historianët dhe strategët që kur Tukididi përshkroi luftën e Spartës me Athinën. Për momentin, pjesa tjetër e botës ka arsye të mira për të shpresuar për një lidership më të mirë dhe më të mençur në Uashington dhe Pekin – dhe së shpejti, madje. /Nga: Project Syndicate/Në shqip nga: BIRN/

Në trend

Më shumë
“Vuçiq paguan paraprakisht në rast të fitores së Trumpit”, mediat botërore shkruajnë se si dhëndrit të ish-presidentit amerikan iu shit ndërtesa e Shtabit të Ushtrisë Serbe

“Vuçiq paguan paraprakisht në rast të fitores së Trumpit”, mediat botërore shkruajnë se si dhëndrit të ish-presidentit amerikan iu shit ndërtesa e Shtabit të Ushtrisë Serbe

Serbia
Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete

Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete

Botë
E ngacmojnë se nuk

E ngacmojnë se nuk "di të lexojë", zbulohet problemi shëndetësor që kanë dy vëllezërit Veshaj

Magazina
Mbrojtësi i Borussia Dortmund trondit me pamjen e tij - ai fiton 10 milionë euro në vit dhe pas dy javësh ka finalen e Ligës së Kampionëve

Mbrojtësi i Borussia Dortmund trondit me pamjen e tij - ai fiton 10 milionë euro në vit dhe pas dy javësh ka finalen e Ligës së Kampionëve

Liga e Kampionëve
Mbahen matjet zyrtare para meçit mes Fury dhe Usyk, këto ishin peshat e kampionëve të boksit

Mbahen matjet zyrtare para meçit mes Fury dhe Usyk, këto ishin peshat e kampionëve të boksit

Boks
Kosova jashtë KiE, Mujanoviq: BE po çon ujë në ‘mullirin’ e Vuçiqit

Kosova jashtë KiE, Mujanoviq: BE po çon ujë në ‘mullirin’ e Vuçiqit

Lajme
Kalo në kategori