[tag_tagmanagerringier]a Vehapi, gjermanë na ndihmoni për bujqësinë - Telegrafi - Telegrafi Vehapi, gjermanë na ndihmoni për bujqësinë - Telegrafi
LAJMI I FUNDIT:

Vehapi, gjermanë na ndihmoni për bujqësinë

Vehapi, gjermanë na ndihmoni për bujqësinë

Gjatë vizitës së tij në kuadër të panairit ndërkombëtar të Bujqësisë në Berlin, Ministri i Bujqësisë së Kosovës Idriz Vehapi i ka kërkuar ndihmë Gjermanisë për mëkëmbjen e sektorit bujqësor në Kosovë.

Në një takim me Sekretarin e Shtetit në Ministrinë gjermane të Bujqësisë, Gert Lindemann, Vehapi ndër të tjera ka shprehur dëshirën që vitin e ardhshëm edhe Kosova të prezantohet në këtë panair. Sipas ministrit Vehapi, edhe homologu i tij hungarez, Josef Graf, i cili gjithashtu u ndodh në Berlin në panairin agrar u tregua i gatshëm për ta ndihmuar Kosovën. Ministri hungarez i Bujqësisë Graf, i cili është bashkë-organizator i Javës së Gjelbër 2010, e ftoi Vehapin për një vizitë në vendin e tij nga mesi i shkurtit.