LAJMI I FUNDIT:

Veh: Unitedi favorit për ta fituar LK

Veh: Unitedi favorit për ta fituar LK

Menaxheri i Wolfsburgut, Armin Veh, thotë se Manchester Unitedi është favorit për ta fituar Ligën e Kampionëve në edicionin 2009/2010.

Kampioni gjerman do të garojë në një grup (Grupin B) me Manchester United, CSKA Moska dhe Besiktas, ndërsa trajneri Veh beson se Djajtë e Kuq mund ta fitojnë garën më prestigjioze të futbollit evropian.

"Manchester United nuk është vetëm favorit në grupin tonë, por për titullin e Ligës së Kampionëve”.

“Mirëpo, ne dëshirojmë të kualifikohemi në fazën e eliminimit direkt, prandaj duhet t’i eliminojmë CSKA Moskën dhe Besiktasin”, është shprehur Veh për UEFA.com.