LAJMI I FUNDIT:

VdV: Mourinho trajneri më i mirë në botë

VdV: Mourinho trajneri më i mirë në botë

Mesfushori i Real Madridit, Rafael Van der Vaart, e ka quajtur trajnerin e ri të Los Blancos, Jose Mourinhon, si trajnerin më të mirë në botë.

“Ne kemi lojtarët dhe trajnerin më të mirë në botë, kështu që duhet të fitojmë gjithçka. Unë besoj se baza për një projekt afatgjatë është shtruar. Aspirohet që Reali të bëhet ekipi më i fortë për një kohë të gjatë. Kështu duhet të jetë gjithmonë ky ekip”.

“Jam shumë i kënaqur me transferimin e Mourinhos. Të gjithë lojtarëve trajneri i ri do t’ua japë mundësinë. Mourinho është trajner i veçantë që nxjerr më të mirën nga lojtari. Ai i kupton njerëzit e tij dhe gjithmonë fiton. Projekti që do të fillojë është shumë i mirë”, deklaroi Van der Vaart. /Telegrafi/