Gjykata Themelore në Ferizaj, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Ferizajt, për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit V.M.. shtetas i Republikës së Kosovës, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale rrezikimi i trafikut publik.
“Pas mbajtjes së seancës dëgjimore dhe analizimit të shkresave të lëndës, gjyqtarja e procedurës paraprake e Divizionit Penal – Fitore Krivanjeva – Daci, ka vërtetuar faktin se i pandehuri dyshohet se më 09.05.2021, në rrugën Ferizaj- Shtime, derisa ishte duke drejtuar automjetin e tipit “Volkswagen Golf 1.9 TDI”, nga pakujdesia, ka shkelur ligjin mbi trafikun publik, ka rrezikuar jetën e njerëzve, duke veprua në kundërshtim me dispozitën e nenit 53.1 të Ligjit për Rregullat e Trafikut Rrugor, nuk i’a ka përshtatur shpejtësinë e lëvizjes së automjetit, kushteve në rrugë, ashtu që me të hyrë në kthesë në anë e majtë të drejtimit të lëvizjes, frenon, automjeti bartet dhe kalon në anën e kundërt të anës së majtë të rrugës dhe i godet fëmijët tani të ndjerët L.Rr. dhe D.B., të cilët ishin jashtë rrugës, i pandehuri rrokulliset me automjet dhe bie në lumë, të ndjerët për shkak të lëndimeve dërgohen në QKUK-Prishtinë, ku më 09.05.2021 është konstatuar vdekja e tyre”, thuhet në njoftimin e gjykatës.
Gjyqtari i procedurës paraprake, kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit, e ka aprovuar si të bazuar dhe të njëjtit i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaji.
“Gjykata vlerëson se janë përmbushur kushtet për caktimin e paraburgimit të përcaktuara me KPPRK-në, duke vlerësuar peshën e veprës penale, mënyrën dhe rrethanat që dyshohet se është kryer kjo vepër penale, ku viktima janë dy fëmije të moshës tejet te re. Po ashtu gjykata ka vlerësuar edhe rrezikshmërinë shoqërore të kësaj vepre penale, e cila është në rritje enorme, mënyrën e kryerjes, pasi që dëmi i shkaktuar është me pasoja vdekje për jetën e dy fëmijëve tani të ndjerë, andaj ekziston rreziku real dhe potencial, se po që se i njëjti të gjendet në liri, mund të pengojë rrjedhën e procedurës penale”, thuhet në njoftim.
Me këtë rast palët njoftohen se ankesa kundër këtij aktvendimi nuk e shtynë ekzekutimin e tij. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

A2: Plan për vrasjen e Albin Kurtit, i dyshuari ekspert në përdorimin e snajperit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker