LAJMI I FUNDIT:

Vazhdon rritja e familjeve që marrin ndihma sociale në Kosovë

Vazhdon rritja e familjeve që marrin ndihma sociale në Kosovë

Është rritur numri i familjeve me gjendje të rëndë ekonomike, që marrin asistencë sociale nga buxheti i Kosovës.

Aktualisht janë 26 mijë e 298 familje që përfitojnë nga këto asistenca.

Për tre muajt e parë të 2021-së, numri i familjeve është rritur për 530.


Sipas të dhënave të publikuara nga Agjencia e Statistikave të Kosovës në raportin “Statistikat e Mirëqenies Sociale, tremujori i parë 2021”, janë 105 mijë e 296 anëtarë që vazhdojnë të jetojnë vetëm me paratë nga ndihmat sociale.

“Nga skema e ndihmës sociale kanë përfituar 26,298 familje me gjithsej 105,296 anëtarë”, thuhet në këtë raport, përcjell Telegrafi.

Numri më i madh i përfitueseve të ndihmës sociale është në Mitrovicë, pasuar nga Prishtina dhe Vushtrria.

Shuma mujore e ndihmës sociale e cila u paguhet familjeve në varfëri ndryshon, duke filluar nga 50 euro deri 150 euro.

Numri i familjeve të cilët kanë përfituar nga skema e ndihmës sociale sipas komunave | Burimi: ASK

Baza e politikave sociale në Kosovë përbëhet kryesisht nga skema e ndihmës sociale, skema e pensioneve, ku përfshihen pensionet e moshës dhe kontribut-dhënëse, pensionimet e parakohshme, përfitimet për veteranët e luftës si dhe kategori tjera sociale.

Rreth 70 për qind e familjeve në Kosovë nuk mund t'i përballojnë shpenzimet për pushim
Lexo po ashtu Rreth 70 për qind e familjeve në Kosovë nuk mund t'i përballojnë shpenzimet për pushim

raportin mbi varfërinë të Bankë Botërore në Kosovë, mbi 18 për qind llogaritet varfëria e përgjithshme, kurse mbi 5.1 për qind varfëria ekstreme – që tregon se njerëzit nuk mund t’i përmbushin nevojat themelore në ushqim.

“Shkalla e varfërisë është më e larta në mesin e ekonomive familjare, që burim kryesor të të ardhurave kanë ndihmat sociale. Megjithëse shumica e të varfërve janë të përqendruar në ekonomitë familjare te të cilat burimi kryesor i të ardhurave të tyre vjen nga rroga në sektorin privat, që është 34.7 për qind, rreth 11.8 për qind e të varfërve raportojnë të ardhura nga asistenca sociale si burimi kryesor i të ardhurave familjare”, tregon raporti i BB-së, përcjell Telegrafi.

Po ashtu, sipas Agjencisë së Statistikave, mbi 53 për qind e familjeve në Kosovë, shpenzimet për strehim dhe banim i paraqesin si barrë të rëndë.

“53.4 për qind e ekonomive familjare, shpenzimet për strehim janë paraqitur si barrë e rëndë financiare, për 36.5 për qind e ekonomive familjare shpenzimet për strehim janë paraqitur si barrë e lehtë financiare përderisa për 10.1 për qind e ekonomive familjare shpenzimet për strehim nuk paraqesin barrë financiare”, thuhet në raportin “Të ardhurat dhe kushtet e jetesës”.

Në fund, hulumtimet e bëra nga organizatat vendore dhe ndërkombëtare në Kosovë, kanë theksuar se vlera e asistencës sociale për një muaj nuk përshtatet me nevojat e familjeve në bazë të madhësisë apo strukturës së tyre. /Telegrafi/