LAJMI I FUNDIT:

Rreth 70 për qind e familjeve në Kosovë nuk mund t’i përballojnë shpenzimet për pushim

Rreth 70 për qind e familjeve në Kosovë nuk mund t’i përballojnë shpenzimet për pushim

Rreth 69.5 për qind e ekonomive familjare në Kosovë nuk mund të përballojnë shpenzimet e një jave pushim, kurse mbi 53 për qind e tyre shpenzimet për strehim dhe banim i paraqesin si barrë të rëndë.

Kështu thuhet në raportin “Të ardhurat dhe kushtet e jetesës“, të prezantuar nga Agjencia e Statistikave të Kosovës, shkruan Telegrafi.


Sipas ASK-së, 22.1 për qind e familjeve janë deklaruar se kanë probleme me kulm apo çati që rrjedh, mure, dysheme, themele të lagështa si dhe korniza të dritareve dhe dysheme të kalbura.

“53.4 për qind e ekonomive familjare, shpenzimet për strehim janë paraqitur si barrë e rëndë financiare, për 36.5 për qind e ekonomive familjare shpenzimet për strehim janë paraqitur si barrë e lehtë financiare përderisa për 10.1 për qind e ekonomive familjare shpenzimet për strehim nuk paraqesin barrë financiare. Kurse 30.5 për qind e ekonomive familjare në Kosovë janë deklaruar se mund të përballojnë shpenzimet e një jave pushimi, larg shtëpisë, duke përfshirë qëndrimin në një shtëpi tjetër (shtëpi vikendi), apartament ose tek miqtë ose të afërmit, përderisa për 69.5 për qind të ekonomive familjare është i papërballueshëm një shpenzim i tillë”, thuhet në raportin e ASK-së.

Barra financiare që paraqesin shpenzimet për strehim dhe banim në ekonomitë familjare | Burimi: ASK

Po ashtu, mbi 60 për qind e familjeve nuk mund ta përballojnë shujtën me mish pule dhe peshk çdo të dytën ditë.

“38.7 për qind e ekonomive familjare në Kosovë mund ta përballojnë shujtën me mish pule dhe peshk çdo të dytën ditë, përderisa 61.3 për qind e tyre nuk mund të përballojnë këtë shpenzim”, vijon raporti, përcjell Telegrafi.

Rreth gjysma e ekonomive familjare në vend nuk mund të përballojnë një shpenzim të papritur prej 100 euro.

Për sa i përket detyrimeve financiare, mbi 60 për qind e familjeve kanë deklaruar se e kanë barrë të rëndë pagesën e kredive.

“Për 61.3 për qind e ekonomive familjare ishte barrë e rëndë financiare pagesa e borxheve për kartë krediti, blerje të madhe ose kredi të tjera (duke përjashtuar pagesat peng ose kredi të tjera lidhur me blerjen e shtëpisë apo banesës), për 29.7 për qind e ekonomive familjare ishte deri diku barrë financiare, ndërsa për 9 për qind e ekonomive familjare nuk ishte barrë financiare. 17.4 për qind e ekonomive familjare kishin vështirësi të mëdha në kryerjen e pagesave të nevojshme marrë parasysh të ardhurat totale dhe gjendjen për të kryer pagesat e nevojshme të zakonshme, 26.6 për qind e përballonin me vështirësi, 34.3 për qind me disa vështirësi, ndërsa 11 për qind mjaft lehtë, 10 për qind lehtë dhe 0.7 për qind shumë lehtë”, tregon raporti.

Përballueshmëria e ekonomive familjare për një javë pushimi larg shtëpisë | Burimi: ASK

Sipas këtyre të dhënave, 82 për qind e individëve në Kosovë kanë thënë se gëzojnë shëndet të mirë.

“82 për qind e individëve në ekonomitë familjare në Kosovë kanë deklaruar se gëzojnë shëndet shumë të mirë, 6.7 për qind e individëve në ekonomitë familjare me shëndet jo të keq, përderisa 11.3 për qind e individëve në ekonomitë familjare janë deklaruar me shëndet shumë të dobët”, përfundon raporti. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Nga pushimet e punëtorëve e deri tek menaxhimi i inventarit - përmes AveHR mund t’i digjitalizoni  Burimet Njerëzore

Nga pushimet e punëtorëve e deri tek menaxhimi i inventarit - përmes AveHR mund t’i digjitalizoni Burimet Njerëzore

Ekonomi
Fillo udhëtimin e ri në botën e librave - Shkarko aplikacionin DukagjiniBooks

Fillo udhëtimin e ri në botën e librave - Shkarko aplikacionin DukagjiniBooks

Dukagjini Bookstore
Si i përdorin aplikacionet për konsum gjeneratat e reja në Kosovë?

Si i përdorin aplikacionet për konsum gjeneratat e reja në Kosovë?

Ekonomi
Me interesim dhe sukses të jashtëzakonshëm, përmbyllet Panairi Ndërkombëtarë i Turizmit dhe Sportit

Me interesim dhe sukses të jashtëzakonshëm, përmbyllet Panairi Ndërkombëtarë i Turizmit dhe Sportit

Ekonomi
Ceremonia e dorëzimit dhe hapjes së ofertave - Shitja e aseteve - 65 (Drejtpërdrejtë)

Ceremonia e dorëzimit dhe hapjes së ofertave - Shitja e aseteve - 65 (Drejtpërdrejtë)

Ekonomi
Fitoni dhurata ekskluzive nga Samsung në foleja.com

Fitoni dhurata ekskluzive nga Samsung në foleja.com

Foleja
Kalo në kategori