Dy mjekë të Vushtrrisë arrestohen nën dyshimin për marrje ryshfeti

Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka njoftuar se janë arrestuar dy mjekë të dyshuar të Spitali në Vushtrrisë, nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “marrje ryshfeti”.
Sipas njoftimit zyrtar, të dyshuarit me iniciale E.S. dhe V.R. dyshohet se kanë kërkuar dhe pranuar para nga pacientë në këmbim të ofrimit të shërbimeve shëndetësore.
Hetimet paraprake tregojnë se i dyshuari E.S. dyshohet për tri raste, ndërsa V.R. për pesë raste të kërkimit dhe pranimit të ryshfetit.
Me vendim të prokurorit, të dyshuarve u është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh. Brenda afatit ligjor pritet që Prokuroria të paraqesë kërkesën për caktimin e masës së sigurisë ndaj tyre.
Prokuroria ka theksuar se mbetet e përkushtuar në luftimin e korrupsionit, keqpërdorimit të detyrës zyrtare dhe forcimin e sundimit të ligjit në institucionet publike. /Telegrafi/



















































