Amir Rrahmani i propozon martesë Drita Stubllës në Sicili

Ylli i Kombëtares së Kosovës, Amir Rrahmani, ka shënuar një moment të veçantë në jetën e tij private, duke i propozuar për martesë partneres së tij, Drita Stublla.
Këtë lajm të bukur e bëri publik vetë modelja përmes rrjeteve sociale.
Në një postim të shpërndarë në InstaStory, ajo publikoi një fotografi ku shihej unaza e fejesës në dorën e saj, duke bërë të ditur se ka pranuar propozimin e mbrojtësit të Napolit.

"30/05. Sicili", thuhet në postim.
Amiri dhe Drita prej kohësh janë në një lidhje dashurie, të cilën kanë zgjedhur ta mbajnë larg syrit të publikut dhe mediave.
Me këtë hap të rëndësishëm, çifti ka vendosur ta çojë marrëdhënien e tyre në një etapë të re, duke nisur rrugëtimin drejt martesës.
Tani mbeten për t'u parë pamjet magjike të këtij propozimi që ka ndodhur në jug të Italisë. /Telegrafi/



















































