Brooks Nader rikthen magjinë e Pamela Anderson, mahnit me dy prej pamjeve më ikonike të yllit

Brooks Nader tërhoqi gjithë vëmendjen gjatë Miami Swim Week 2026, ku solli në pasarelë dy nga pamjet më ikonike të Pamela Anderson, duke bërë që shumë ta krahasojnë me legjendën e Hollywood-it.
Modelja 29-vjeçare u shfaq fillimisht me një kostum të zi njëpjesësh të frymëzuar nga personazhi i famshëm i Anderson në filmin “Barb Wire”, të kombinuar me doreza lëkure pa gishta, syze të errëta dhe flokë biondë voluminozë.
Pamja e saj u komentua gjerësisht për ngjashmërinë e madhe me aktoren, shkruan DailyMail.

Më vonë, Nader rikrijoi një tjetër moment legjendar të Pamela Anderson, duke dalë në pasarelë me kostumin e kuq ikonik të “Baywatch”, që e bëri aktoren një nga figurat më të njohura të viteve të 90-ta.
Modelja mbylli spektaklin me këtë paraqitje, duke rrëmbyer duartrokitjet e publikut.

Përveç pamjeve të frymëzuara nga Anderson, Brooks prezantoi edhe disa kombinime të tjera me stil retro dhe veror, ndërsa në skenë iu bashkuan edhe motrat e saj, duke sjellë një moment të veçantë familjar në eventin e modës.
Paraqitja e saj vjen në një periudhë kur Nader po lidhet gjithnjë e më shumë me universin e “Baywatch”, pasi ajo është pjesë e serialit të ri të frymëzuar nga produksioni legjendar që e bëri Pamela Anderson një ikonë botërore. /Telegrafi/






















































