LAJMI I FUNDIT:

Vazhdon protesta e sigurimit të KEK-ut

Vazhdon protesta e sigurimit të KEK-ut

Ish-punëtorët e sigurimit fizik të Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), kanë vazhduar edhe të hënë protestat e tyre.

Edhe gjatë kësaj proteste destinacioni i protestuesve ishte Termocentrali “Kosova A” në Kastriot. Ish-punëtorët e KEK-ut tani punëtor të Besa Security këmbëngulën në plotësimin e kërkesave të tyre, kthimin në KEK dhe nivelizimin e pagave të tyre me punëtorët e sigurimit fizik të KEK-ut.

Protesta u zhvillua e qetë, ndërsa pritet që këta ish punëtor të KEK-ut të vazhdojnë edhe të martën me protestën e tyre. /Telegrafi/