LAJMI I FUNDIT:

Vazhdimi i “Fermës së Kafshëve” në Anglinë post-Brexit

Vazhdimi i “Fermës së Kafshëve” në Anglinë post-Brexit
Ilustrim i vitit 1954 për “Fermën e Kafshëve”

Në pamje të parë, romanet e George Orwellit nuk lënë shumë hapësirë për vazhdime. Herë pas here, e njëjta histori përsëritet: përpjekja për t’u çliruar nga forcat shtypëse shoqërore (paraja, mosha e mesme, imperializmi) përfundon pikërisht aty ku filloi, me çdo shpresë të humbur. Ferma e Kafshëve është Ferma e Manorit. E kërkonte Vëllain e Madh. Le të lulëzojë aspidistra. Fundi i tregimit, shkruan Jeremy Wikeley për The Daily Telegraph. Pjesë të shkrimit të tij, Telegrafi sjell si më poshtë.

Por, jo bash ashtu: kafshët, mbi të gjitha, përfundimisht e kanë parë të vërtetën. Epilogu i 1984 nënkupton një të ardhme më të lirë. Ana e tyre e ndritshme e brishtë doli të jetë që atëherë burim pothuajse i pashtershëm frymëzimi për shkrimtarët dhe për artistët.


Kafshë të Anglisë – romani i dytë i Adam Bilesit, pas komedisë së zezë Koha e ngrënies – “përditëson” Fermën e Kafshëve për Britaninë në Brexit dhe shton sanën përgjatë kësaj rruge. Ambienti është sërish Ferma e Manorit, në një Angli jo aq ndryshe nga kjo e jona. Napoleoni është zhdukur prej kohësh dhe është shfaqur diçka si një demokraci moderne, me të meta, dhe dukshëm post-industriale. Drejtuesit, gjithmonë derra, zgjidhen nga “të zgjedhurit”, ndërsa ekonomia e fermës fuqizohet nga dinamoja famëkeqe dhe më në fund e përfunduar. Sipërmarrjet e reja përfshijnë një dyqan dhuratash dhe një kopsht zoologjik për manarët, që është kompletuar me alpaka dhe me geko. Gjërat nuk përfundojnë mirë për alpakat.

Humori në Fermën e Kafshëve bazohet në tonin e Orwellit: ne kurrë nuk e dimë nëse duhet të argëtohemi apo të shqetësohemi. Kafshët e Orwellit janë qesharake në atë që ne tek ato njohim karakteristikat njerëzore dhe anasjelltas, por ideja aktuale e njerëzve si kafshë, merret pak a shumë si e mirëqenë, deri në fund. Megjithatë, përkundër ngjashmërisë, Bilesi nuk përpiqet ta rikrijojë narratorin e tregimeve të Orwellit: stinët vijnë dhe shkojnë, por komedia mbështetet te aludimet e mprehta (ose të rrahura) ndaj politikës bashkëkohore. Të gjithë sharlatanët kanë derrin e vet, duke përfshirë edhe një ekzibicionist të caktuar me flokë të çuditshme.

Një pjesë e mirë e historisë tregohet përmes dy karaktereve relativisht të mishëruar, pata Mara patën dhe Kejsi, një kalë që ka njëfarë lidhje me gomarin Beniamin. Diçka i ka sëmurë alpakat dhe kjo po përhapet. Derri me parukë e ka zgjedhur veten si “Kafsha e Parë”. Marta, e vetmja patë që ka mendjen e vet – patat duken se janë gazetare – është e përkushtuar të zbulojë se çfarë po ndodh. Ndërkohë, Kejsi është në kërkim të Beniaminit. Gomari është po aq vendimtar për vazhdimin sa për origjinalin.

Kafshë të Anglisë është më mbresëlënëse dhe më argëtuese, aty ku është më e çuditshme: kur e anashkalon Fermën e Kafshëve ose kur të çon në prapaskenë. Rezultati i ngritjes së kafshëve është më shumë se karikaturë. Orwelli është një nga shkrimtarët e mëdhenj të frikës, por aty ku Ferma e Kafshëve funksionon me sugjestion – karroca për Boksierin vjen e shkon – romani i Bilesit tregon gjithçka dhe duke e bërë këtë e ndal disa herë lexuesin përmes brutalitetit.

Rruga për atje, megjithatë nuk është gjithmonë aq bindëse. Krahas shoqërisë patë-kalë, Bilesi kalon nëpër një seri skicash në dukje të pafundme, duke përfshirë jo vetëm Brexit-in (Funtet e Manorit për Kashët e Manorit), por të gjithë historinë e politikës britanike që nga Laburistët e rinj, zgjedhje e kryesisë dhe tufat që mund të jenë robotë.

Nuk është se Bilesi nuk ka asgjë të re për të thënë: për shembull, sëmundja sekrete që përfshin fermën, pasi u zbulua, është vërtet e neveritshme, si fjalë për fjalë ashtu edhe në aspektin metaforik. Por, ka shumë gjëra të tjera ndërkohë, dhe sa më shumë që derrat e Bilesit gënjejnë, bëjnë intriga dhe manipulojnë, aq më shumë ndihet sikur kemi qenë këtu edhe më parë. Ashtu si të gjitha vazhdimet, Bishat e Anglisë është më e mira kur del në kërkim për kullota të reja – kur e harron fabulën dhe bëhet triler. /Telegrafi/