LAJMI I FUNDIT:

Vargas: Reali? Ndoshta te Real Potosi

Vargas: Reali? Ndoshta te Real Potosi

Mbrojtësi i majtë i Fiorentinas, Juan Manuel Vargas, ka bërë shaka me spekulimet që e lidhnin atë me një kalim te Real Madridi.

“Unë kurrë nuk kam thënë se kam pranuar ofertë nga Real Madridi. E tashmja ime është me Fiorentinan, ku jam shumë i kënaqur në të gjitha aspektet, njerëzit më duan dhe unë dua të qëndroj këtu edhe një kohë të gjatë”.

“Të gjitha janë spekulime. I vetmi Real që mund t’i bashkohem është Real Potosi i Bolivisë”, përfundoi shakanë e tij Vargas. /Telegrafi/