LAJMI I FUNDIT:

Van der Vaart: Van Persie më ftoi te Arsenali

Van der Vaart: Van Persie më ftoi te Arsenali

Mesfushori i Real Madridit, Rafael van der Vaart, ka pranuar se Van Persie ka tentuar ta dërgojë atë tek Arsenali.

“Robin Van Persie është mik i mirë i imi, si në fushë, ashtu dhe jashtë fushës. Ne mbajmë kontakte rregullisht. Por ne u fjalosëm një herë në kombëtaren U-21. Që të dy luftonim për rolin e mesfushorit kreativ”.

“Ai dëshiron me çdo kusht që unë të luaj në klubin e njëjtë ku luan dhe ai, kurse i ka kërkuar Wengerit të më transferojë. Jam krenar që një lojtar si Van Persie, ka bërë një gjë të tillë. Unë e kam menduar seriozisht largimin nga Real Madridi për në Arsenal. Është klub i madh me lojtarë të mëdhenj. Por situata ime te Reali ndryshoi dhe tani dua të qëndroj”.

“Do të ishte kënaqësi të luanim së bashku me Van Persien në një klub, por kjo do të ndodhë vetëm nëse ai vjen te Real Madridi”, deklaroi Van der Vaart. /Telegrafi/