LAJMI I FUNDIT:

Valencia ndal Barcelonën

Valencia ndal Barcelonën

Një shfaqje spektakolare kanë prezantuar Valencia dhe Barcelona në superduelin e të shtunës mbrëma.

Derbi e javës së shtatë në La Liga është zhvilluar në Mestalla, ku janë takuar Valencia dhe Barcelona, në ndeshjen që përfundoi pa gola.

Kjo supersfidë dhuroi gjithçka, bukuri futbolli, raste të shumta, nervozizëm, adrenalinë… por fatkeqësisht mungoi goli.

Pas këtij barazimi, Barcelona mban pozitën e parë në tabelë, por me vetëm një pikë diferencë nga Real Madridi.


Ndërkohë, Valencia rrezikon ta humbasë vendin e pestë, nëse Mallorca apo Athletic Bilbao, shënojnë fitore respektive, kundër Getafes apo Sporting Gijonit në ndeshjet e të dielës. /Telegrafi/