LAJMI I FUNDIT:

Valenca arkëton tri pikë

Valenca arkëton tri pikë

Njëra nga ndeshjet më interesante të xhiros së dytë të Ligës së Evropës, është zhvilluar në Mestalla ndërmjet Valencias dhe Genoas.

Los Che kanë dalë fitues në këtë përballje duke mposhtur italianët me rezultat 3-2.

Të parët kaluan në epërsi mysafirët me anë të Sergio Floccarit (41’), ndërsa David Silva barazoi rezultat me të filluar pjesa e dytë (51’).

Nikola Zigic kaloi vendasit në epërsi (56’), ndërsa këtë radhë reaguan mysafirët për të barazuar rezultatin, me golin e Houssine Kharja të shënuar nga pika e bardhë (63’).


Për fitore të plotë të Valencias u kujdes sulmuesi kryesor David Silva, i cili shënoi nga penalltia (81’), për rezultatin përfundimtar 3-2.

Në takimin tjetër të Grupit B, Lille ka shënuar fitore të lartë prej 5-1 si mysafir i Sllavia Pragës.

Pas kësaj xhiroje, Lille dhe Valencia kanë nga katër pikë, ndërsa Genoa ka tri pikë.