LAJMI I FUNDIT:

Valdes: Messi mund të bëhet më i miri në histori

Valdes: Messi mund të bëhet më i miri në histori

Portieri i Barcelonës, Victor Valdes, ka lavdëruar kolegun e tij Lionel Messi, duke thënë në një konferencë për shtyp se argjentinasi mund të bëhet futbollisti më i mirë në histori.

“Tashmë, Messi është futbollisti më i mirë në botë, por ai mund të bëhet më i miri në histori. (Megjithatë) nuk mendoj se ekipi varet nga ai, sepse kemi shumë lojtarë të tjerë kualitativë”, tha Valdes për Marca.

Messi është aktualisht golashënuesi më i mirë në La Liga, me 22 gola të shënuar. /Telegrafi/