LAJMI I FUNDIT:

Valdes kërkon rinovimin e kontratës së Puyol

Valdes kërkon rinovimin e kontratës së Puyol

Carles Puyol vazhdon të ngurrojë në nënshkrimin e kontratës së re me Barcelonën, ndërsa portieri Victor Valdes beson që kapiteni i tij do ta rinovojë kontratën.

“Shpresoj që Puyol të jetë kapiteni ynë për më shumë vite. Dëshiroj që ai ta rinovojë kontratën. Për më shumë ai është një shembull për të gjithë ekipin”, ka thënë Valdes për Radio Marca.

Valdez ka folur edhe për rëndësinë e qëndrimit të Lionel Messi te Barca, i cili së fundmi e ka rinovuar kontratën e tij.

“Është kënaqësi që Messi luan te Barcelona. Ai është një futbollist me kualitet të lartë dhe shpresoj të qëndrojë këtu për shumë vite”, ka shtuar Valdez.