LAJMI I FUNDIT:

Valdano: Ronaldo nuk duhet të luajë

Valdano: Ronaldo nuk duhet të luajë

Menaxheri gjeneral i Real Madridit, Jorge Valdano, thotë se Cristiano Ronaldo, nuk është i gatshëm të luajë për Portugalinë në takimin e play-offit të Kupës Botërore, kundër Bosnjës.

Ronaldo është përzgjedhur nga Carlos Queiroz, pavarësisht se është duke u rikuperua nga lëndimi në nyje.

“Lojtar është në rikuperim. Mjekët tanë i kanë hapur dyert e klubit për Portugalinë të vijë dhe ta shohë gjendjen e lojtarit. Sidoqoftë, ne do t’iu dërgojmë një raport. Mendoj se lojtari ka nevojë për qetësi, pasi të gjithë jemi duke i dhënë ankth atij”, ka thënë Valdano./Telegrafi/