LAJMI I FUNDIT:

Valdano: Reali nuk dorëzohet lehtë

Valdano: Reali nuk dorëzohet lehtë

Drejtori sportiv i Real Madridit, Jorge Valdano, ka refuzuar të pranojë humbjen ndaj Barcelonës në ‘el Classico’ përkundër asaj se Blaugranët i dhanë një mësim Merengezëve të shtunën mbrëma.

“Ne duhet të mbajmë qetësinë. Ne duhet të dimë çfarë të bëjmë me shtatë ndeshjet e mbetura dhe të luftojmë deri në fund. Shtatë ndeshje më parë, Barcelona ishte pesë pikë para nesh dhe ne ishim në gjendje për të zvogëluar atë dizavantazh. Tani shpresojmë për një rast të dytë”.

“Tifozët janë të zhgënjyer. Edhe njëherë i falënderoj tifozët që qëndruan prapa skuadrës. Nuk mund të flas keq për ekipin pasi që luftoi deri në fund”, u shpreh Valdano pas sfidës. /Telegrafi/