LAJMI I FUNDIT:

VALA thyen të gjitha rekordet për festën e Vitit të Ri

VALA thyen të gjitha rekordet për festën e Vitit të Ri

Rreth 13.4 milionë mesazhe (SMS), janë dërguar suksesshëm gjatë ditëve të festës së Vitit të Ri, ndërkohë që vetëm gjatë kohës së pikut të Vitit të Ri, saktësisht në mes të datës 31 dhe 01 janë regjistruar dërgim të sms mbi 6.8 milionë.

E veçanta është se pas dhjetë vjet operimi, operatori Vala ka qenë 100 përqind e suksesshme dhe ka thyer të gjitha rekordet. Krahasuar me vitin e kaluar, në po të njëjtën periudhë, VALA ka dyfishuar numrin e SMS-ve të dërguar të realizuar dhe ka inkasuar mbi 50 mijë euro më shumë, thuhet ne komunikaten e PTK.

Sipas saj, të hyrat e përafërta, nga dërgimi i SMS-ve janë 150,000.00 euro (me TVSH), ndërkohë që mesatarja e SMS-ve të dërguar gjatë kohës me ngarkesë më të madhe (07:00 – 14:00) është 278,000 SMS në orë.

”Të shikosh statistikat e thirrjeve dhe SMS-ve gjatë ditëve festive të Vitit të Ri, është me të vërtetë një rezultat rekord dhe kjo ndodh për herë të parë pas dhjetë vjetësh. Kjo tregon për punën e madhe të PTK-së në drejtim të komunikimit më të mirë dhe shërbime më kualitative”, tha Shyqyri Haxha, Kryeshef Ekzekutiv i PTK. /telegrafi/