LAJMI I FUNDIT:

VALA 4.8 milionë sms për bajram

VALA  4.8 milionë sms për bajram

Edhe një rekord i ri është shënuar gjatë ditës së festës së Kurban Bajramit ana e operatorit publik Vala. Kjo për faktin se mbi 4.8 milionë SMS, janë dërguar suksesshëm brenda një dite të vetme, përkatësisht gjatë ditës së martë kur është festuar Kurban Bajrami.

Me gjithë ngarkesën e madhe si dhe kërkesat enorme të konsumatorëve për të dërguar sms për festë, operatori Vala ka qenë 100 për qind e suksesshme duke shënuar rritje të konsiderueshme. Krahasuar me vitin e kaluar, në po të njëjtën festë, VALA ka rritur ndjeshëm numrin e SMS-ve të dërguar dhe të realizuar. Në krahasim me festën e Bajramit të fundit, tash janë dërguar rreth 450 mijë sms më shumë, që përbën rritje prej 10 për qind.

Kryeshef Ekzekutiv i PTK-së, Shyqyri Haxha tha se numri i madh i sms-ve të dërguar si dhe rritja e vazhdueshme e këtyre përqindjeve, tregon më së miri për punën e madhe, angazhimin maksimal si dhe ofertat atraktive që u kemi ofruar konsumatorëve.

Për festën e Kurban Bajramit, operatori publik mobil VALA, ka lansuar në treg ofertën speciale për t’iu mundësuar rreth 1.2 milionë konsumatorëve të saj komunikimin përmes SMS-ve për vetëm 1 cent brenda Vala-s dhe në të njëjtën kohë ka aplikuar tarifën e lirë, që do të thotë se të gjithë konsumatorët e VALA-s kanë përfituar nga komunikimi prej vetëm 4 cent për minutë. /Telegrafi/