LAJMI I FUNDIT:

Thirrja për subvencionimin e energjisë – ky është dokumenti i plotë i kritereve për aplikim

Thirrja për subvencionimin e energjisë – ky është dokumenti i plotë i kritereve për aplikim

Qeveria e Kosovës ka prezantuar thirrjen për aplikim për gjithë qytetarë të cilët e kursejnë energjinë elektrike.

Në dokumentin e siguruar nga Telegrafi, thuhet se subvencionimi i efiçiencës së energjisë përmes kësaj thirrje ju mundëson qytetarëve të blejnë pajisje me nivel të lartë të kursimit.


“Subvencionimi i efiçiencës së energjisë përmes kësaj thirrje ju mundëson qytetarëve të blejnë pajisje me nivel të lartë të efiçiencës, që ndikon direkt në: (i) reduktimin e kërkesës për energji/ energji elektrike dhe (ii) rritjen e ndërgjegjësimit të konsumatorëve për nevojën e kursimit të energjisë”, thekson thirrja, shkruan Telegrafi.

Ndryshe, ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli ka prezantuar masat për subvencionim të efiçienës së energjisë për qytetarët.

Rizvanolli me anë të një konference për medie theksoi se kaldajat me djegie me biomasë, drutë, peleti dhe briketi që do të përkrahet në masë prej 70 për qind.

“Nga sot kemi hapur thirrjen për subvencionim të pajisjeve eficiente për ngrohje për qytetarë në vlerë prej 6 milionë euro. Pajisjet që do të subvencionohen si kaldajat me djegie me biomasë, dru, pelet dhe briket që do të përkrahet në masë prej 70 për qind të vlerës së investimit ose në vlerë prej 1,200 euro”, tha Rizvanolli, përcjell Telegrafi.

Po ashtu, ajo tha se pompat termike, kondicionerët dhe stufat janë disa nga pajisjet që do të përkrahen.

Aplikimi për këto bëhet online përmes platformës e-Kosova dhe kriteret janë të specifikuara në thirrjen për aplikim.

Sipas Rizvanollit, me anë të kësaj mase do të përkrahen së paku 10 mijë familje. /Telegrafi/