ChatGPT Image Jul 7, 2026, 10_39_06 AM

Në Kosovë, rritet prodhimi bruto nga hidrocentralet në maj të këtij viti, krahasuar me muajin maj 2025.

Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës, në muajin maj 2026, prodhimi bruto i energjisë elektrike nga hidrocentralet ishte 49.22 GWh, ku krahasuar me maj 2025, u rrit për 51.38 për qind.


“Energjia elektrike bruto në dispozicion ishte 484.02 GWh ose (-0.41 %) me e vogël krahasuar me muajin e njëjtë të vitit paraprak, kurse konsumi i energjisë elektrike ishte 398.66 GËh ose 8.88 % më i madh krahasuar me muajin e njëjtë të vitit paraprak”, thuhet në njoftim.

ASK bën të ditur gjithashtu se pjesëmarrja e energjisë elektrike alternative në kuadër të konsumit të përgjithshëm ishte 22.20 %. Importi i energjisë elektrike në maj të vitit 2026 ishte 422.31 GWh, kurse eksporti i energjisë elektrike në të njëjtën periudhë ishte 205.27 GWh (këtu është e përfshirë edhe sasia e transmisionit).

Ndërkohë, prodhimi i thëngjillit për muajin maj 2026 ishte rreth 301,303 mijë ton, që paraqet një rënie prej (-37.25 %), krahasuar me muajin e njëjtë të vitit të kaluar.