LAJMI I FUNDIT:

United rikthehet në maje

United rikthehet në maje

Manchester United ka mposhtur në udhëtim Bolton Wanderers me rezultat 4-0 për t’u rikthyer në maje të tabelës së Ligës Premier, vetëm disa orë pasi e humbi atë.

Të zgjedhurit e trajnerit Alex Ferguson kaluan në epërsi që në pjesën e parë falë autogolit të Jlloyd Samuel pas harkimit të topit nga Ryan Giggs (39’).

Pjesa e dytë solli edhe tre gola të tjerë për Djajtë e Kuq, dy prej të cilëve nga Dimitar Berbatov. Giggs pasoi për Darren Fletcher, goditja e të cilit ndalohet nga portieri Jaskelainnen, por sulmuesi bullgar reagon shpejtë për të dyfishuar epërsinë e mysafirëve (69’).

Goli i tretë për United dhe i dyti për Berbatov erdhi në minutën e 78-të pas një harkimi nga Nani, ndërsa rezultatin e vulosi një gol i shënuar nga Darron Gibson po ashtu falë një asistimi të portugezit.


Manchester United rimerr kreun me 72 pikë, një më shumë se Chelsea që më herët mposhti Aston Villan me rezultat 7-1. Dy rivalët për titull do të takohen të shtunën e ardhshme në Old Trafford në derbin e Ligës Premier. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Momenti i arrestimit të futbollistit gjatë ndeshjes, policia ia vendosi prangat në fushë

Momenti i arrestimit të futbollistit gjatë ndeshjes, policia ia vendosi prangat në fushë

Ligat tjera
Nuk ka qetësi te Belgjika, radha e De Bruynes të kapet me trajnerin Tedesco

Nuk ka qetësi te Belgjika, radha e De Bruynes të kapet me trajnerin Tedesco

Përfaqësueset
Komisioni i Ligës Premier merr vendimin përfundimtar për kartonin e kuq të Rice ndaj Brighton

Komisioni i Ligës Premier merr vendimin përfundimtar për kartonin e kuq të Rice ndaj Brighton

Premier League
Yamal nuk hezitoi kur përmendi yllin e Ligës Premier me të cilin do kishte dëshirë të luante tek Barcelona

Yamal nuk hezitoi kur përmendi yllin e Ligës Premier me të cilin do kishte dëshirë të luante tek Barcelona

La Liga
Sylvinho beson se Shqipëria e meritoi të paktën barazimin ndaj Gjeorgjisë

Sylvinho beson se Shqipëria e meritoi të paktën barazimin ndaj Gjeorgjisë

Kombëtarja e Shqipërisë
Florent Muslija merr përgjegjësinë për skandalin e fundit

Florent Muslija merr përgjegjësinë për skandalin e fundit

Përfaqësuesja e Kosovës
Kalo në kategori