LAJMI I FUNDIT:

United në avantazh për të transferuar Silvan

United në avantazh për të transferuar Silvan

Manchester United raportohet se është në avantazh ndaj rivalit lokal Manchester City për të marrë shërbimet e anësorit të Valencias, David Silva.

The Sun shkruan se City do ta testojë rezistencën e Valencias për të mbajtur anësorin spanjoll Silva gjatë kësaj vere. Valencia tashmë ka shitur një vlerë të çmuar, David Villa, por është e vendosur të mbajë Silvan.

Por, Roberto Mancini e ka vendosur 24-vjeçarin në listën e dëshirave të tij dhe është i gatshëm të ofrojë 30 milionë funte për të.

Megjithatë City ka për rival Manchester United edhe në këtë garë. Meqë United luan në Ligën e Kampionëve, ekipi i drejtuar nga Alex Ferguson është në avantazh ndaj ekipit të Mancinit. /Telegrafi/