LAJMI I FUNDIT:

United mban gjallë shpresat

United mban gjallë shpresat

Me fitore minimale prej 1-0 kundër Sunderlandit, Manchester Unitedi ka ruajtur shpresat që me ndonjë dështim eventual të Chelseat, të fitojë Ligën Premier në javën e fundit.

Djajtë e Kuq ishin më të mirët në këtë sfidë. Një kombinim i Berbatovit, Fletcherit dhe Rooneyt, u përcoll nga Nani, i cili u lirua në krah për të shënuar golin e fitores së Manchester Unitedit (28’).

Përkundër fitores, United mbetet në pozitën e dytë në tabelë me një pikë më pak se Chelsea një javë pa përfunduar Kampionati anglez. /Telegrafi/