LAJMI I FUNDIT:

United heq dorë nga David Villa

United heq dorë nga David Villa

Sipas “The Daily Mail”, Manchester Unitedi ka hequr dorë nga transferimi i sulmuesi i Valencias, David Villa, gjatë afatit kalimtar veror për shkak të kërkesave astronomike të spanjollit.

Villa kërkon pagë javore prej 200.000 funtesh, që përafërsisht i bie rreth 10 milionë funte në sezon, që do ta bënte atë njërin nga futbollistët më të paguar.

Kjo dhe kërkesat tjera të Valencias, që kërkon mbi 40 milionë funte për Villan, besohet se i kanë detyruar Djajtë e Kuq të heqin dorë përfundimisht nga njeriu që shënoi 20 gola këtë sezon.

Spekulohet se borxhet e mëdha të Los Che prej 600 milionë eurosh do të detyrojnë Valencian të shesë lojtarët më të mirë. Kështu, kjo lëvizje e fundit e United ka alarmuar sigurisht Barcelonën dhe Real Madridin që janë në kërkim të Villas që një kohë të gjatë. /Telegrafi/