LAJMI I FUNDIT:

UNDP do ta përkrah strategjinë për zhvillimin e Kosovës

UNDP do ta përkrah strategjinë për zhvillimin e Kosovës

Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Mimoza Kusari-Lila, ka takuar përfaqësuesen e përhershme të UNDP-së në Kosovë, Osnat Lubrani.

Në takim u bisedua lidhur me mbështetjen që do të japë UNDP-ja rreth përgatitjes së strategjisë zhvillimore të Kosovës, si dhe rreth përgjegjësive shoqërore të korporatave.

Po ashtu u theksua qëndrimi i dy anshëm për bashkëpunime edhe në fusha të tjera me interes të ndërsjellë. /Telegrafi/