LAJMI I FUNDIT:

Ulqin, aktualisht mbi 100 mijë pushues

Ulqin, aktualisht mbi 100 mijë pushues

Mbi bazat e të gjitha parametrave vlerësuese, Ulqini jeton me mbi 100 mijë pushues jo vetëm nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia, si dhe të vendeve për rreth, por ka edhe turistë gjermanë, çekë, polakë.

Kryetari i Komunës së Ulqinit, Gëzim Hajdinaga, thotë se Ulqini vazhdon të jetë destinacion i preferuar i turistëve nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia, si dhe të vendeve për rreth, por sivjet janë kthyer edhe turistët gjermanë, çekë, polakë.
“Them të drejtën, për një sezon të suksesshëm, siç po konkretizohet tashmë në Ulqin, në kohën e duhur janë angazhuar të gjithë institucionet që janë të lidhura me turizmin, si qeverisja vendore, policia, shërbimi i mbrojtjes dhe sigurisë”, thekson Hajdinaga.

Në këtë kontekst, drejtori ekzekutiv i hotelit “Mediteran”, Selatin Gjeloshi, tregon se hotelet në Ulqin janë të pajisur me gjithë komfortin e nevojshëm për të kaluar pushime të paharruara: shërbimi i kulturuar, i alternuar me kuzhinën e pasur tradicionale dhe mesdhetare.

Turistët kanë në disponim hotelet luksoze, hotelet e vogla, apartamentet e kompletuara, dhomat e mobiluara në shtëpitë private, motelet për shijen dhe buxhetin e secilit turist.


Pika e përbashkët kufitare, Mal i Zi – Shqipëri, ajo në Sukubinë – Muriqan është gjallëruar tej mase. Gjatë 24 orëve shënohen deri në 12 mijë hyrje – dalje, ose deri në 5000 makina. /Telegrafi/