LAJMI I FUNDIT:

Ulet numri i rasteve të reja me coronavirus në Maqedoni

Ulet numri i rasteve të reja me coronavirus në Maqedoni

6.1 për qind janë më pak të infektuar rishtazi me COVID-19 nga data 22 deri më 28 nëntor krahasuar me javën e kaluar. Rënie ka patur në të gjitha grupmoshat, sipas raportit javor të Institutit të Shëndetit Publik. Shumica e të diagnostikuarve, gjegjësisht 23.1 për qind, janë mbi 60 vjeç dhe më së paku (4,3 për qind) janë të regjistruar te fëmijët deri në nëntë vjeç.

Në periudhën e përmendur janë kryer 18.781 testime, që është 5,1 për qind më pak se një javë më parë dhe prej tyre kanë rezultuar pozitive 2.751 nga 35 qytete. Pothuajse gjysma (46,5 për qind) janë nga Shkupi.

Statusin e të shëruarit e fituan 2.829 pacientë të shtruar apo trajtuar në shtëpi.


Në 22 qytete të vendit ka rënie të incidencës në 14 ditët e fundit krahasuar me 14 ditët e mëparshme, dhe më e dukshme është rënia në Probishtip. Në 10 qytete, nga ana tjetër, ka një rritje të incidencës në 14 ditët e fundit.

Në statistikat e djeshme për 24 orët e fundit janë regjistruar 460 raste të reja, 543 të shëruar dhe shtatë viktima brenda një dite, si dhe pesë të tjerë me datë vdekje nga 2 tetori deri më 27 nëntor 2021.

Në vend ka 8.001 raste aktive, nga të cilat 3.797 në kryeqytet.

Qeveria dje në seancë ka marrë vendim për shpërblim financiar prej 30 denarë për pacient për mjekët e familjar nëse arrijnë dhe tejkalojnë përfshirjen prej 70 për qind me vaksinim të numrit të përgjithshëm të pacientëve të regjistruar tek ta./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë

"Lëndime në krahun e majtë dhe kafazin e kraharorit" - Shurdhiqi nga Kardiokirurgjia flet për gjendjen e njërit nga të plagosurit

Jehona Hulaj
Stano: Dështimi i Kosovës dhe Serbisë për të ulur tensionet do të ketë pasoja

Stano: Dështimi i Kosovës dhe Serbisë për të ulur tensionet do të ketë pasoja

Lajme
Çanak tregon se për cilat plane të Serbisë e informoi kryeministrin Kurti

Çanak tregon se për cilat plane të Serbisë e informoi kryeministrin Kurti

Lajme
Shqiptari mes lotësh pas aksidentit ku humbi jetën gruaja dhe u plagos foshnja: Jam gati të paguaj gjithçka që kam bërë

Shqiptari mes lotësh pas aksidentit ku humbi jetën gruaja dhe u plagos foshnja: Jam gati të paguaj gjithçka që kam bërë

Lajme
Rreth 100 plumba të shkrepur mes dy grupeve – pamje nga vendi ku ndodhi vrasja dhe plagosja e pesë personave në Prishtinë

Rreth 100 plumba të shkrepur mes dy grupeve – pamje nga vendi ku ndodhi vrasja dhe plagosja e pesë personave në Prishtinë

Kronika e Zezë
​KQZ deri më tani ka refuzuar 19% të kërkesave për regjistrim të votuesve jashtë vendit

​KQZ deri më tani ka refuzuar 19% të kërkesave për regjistrim të votuesve jashtë vendit

Politikë
Kalo në kategori