LAJMI I FUNDIT:

Ukraina ka nevojë për ‘disa qindra’ tanke për të rimarrë territorin – thotë shefi i shtabit të presidentit Zelensky

Ukraina ka nevojë për ‘disa qindra’ tanke për të rimarrë territorin – thotë shefi i shtabit të presidentit Zelensky

Ukraina ka nevojë për disa qindra tanke nga aleatët e saj perëndimorë për të rimarrë territorin e pushtuar nga Rusia.

Kështu, siç raportojnë mediat e huaja, ka thënë shefi i shtabit të presidentit Volodymyr Zelensky.

“Ne kemi nevojë për tanke – jo 10-20, por disa qindra”, citohet të ketë thënë Andriy Yermak, përcjell Telegrafi.


“Qëllimi ynë është rikthimi i kufijve të vitit 1991 dhe ndëshkimi i armikut, i cili do të paguajë për krimet e bëra”.

Ndryshe, kufijtë e Ukrainës u vendosën në vitin 1991 pas rënies së Bashkimit Sovjetik.

Deklarata e tij vjen pasi Berlini tanimë ka dhënë një sinjal për ndryshim në qëndrimin e tij rreth dërgimit të tankeve gjermane.

Në atë që do të ishte një përparim për Ukrainën, ministrja e Jashtme e Gjermanisë tha se vendi nuk do paraqiste ndonjë pengesë nëse Polonia do të dëshironte të dërgonte tanket e saj Leopard 2 në Ukrainë.

Gjermania “nuk do të pengonte” nëse Polonia ose aleatët e tjerë do të kërkonin leje për të dërguar tanket e tyre Leopard të prodhimit gjerman në Ukrainë, citohet të ketë thënë ministrja e Jashtme Annalena Baerbock të dielën.

Kjo vlerësojnë mediat, do të vijë si një mbështetje e fuqishme për Kievin, pasi ai kërkon të forcojë forcat e tij përpara një ofensive të re të pritshme ruse.

Ndryshe, njëmbëdhjetë muaj pas fillimit të agresionit rus në Ukrianë, luftimet janë të përqendruara në qytetin e Bakhmut. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Francezi Arnaud angazhohet për t’i luftuar “dezinformatat”, gazetarët në Serbi thonë se ekipi propagandistik i Vuçiqit shfaqet në një detyrë të re

Francezi Arnaud angazhohet për t’i luftuar “dezinformatat”, gazetarët në Serbi thonë se ekipi propagandistik i Vuçiqit shfaqet në një detyrë të re

Serbia
Jep dorëheqje ministri i Jashtëm i Ukrainës

Jep dorëheqje ministri i Jashtëm i Ukrainës

Evropa
Zelensky për sulmin rus në Lviv: Terrori duhet të ndalet

Zelensky për sulmin rus në Lviv: Terrori duhet të ndalet

Evropa
Finlanda do të zgjidhë një nga sfidat më të mëdha të njerëzimit

Finlanda do të zgjidhë një nga sfidat më të mëdha të njerëzimit

Evropa
BE-ja ka ndryshuar rregullat për bagazhet e dorës - si do të ndikojë kjo tek udhëtarët?

BE-ja ka ndryshuar rregullat për bagazhet e dorës - si do të ndikojë kjo tek udhëtarët?

Evropa
Adoleshenti qëllohet me armë në një shkollë në Suedi, i dyshuari arrestohet

Adoleshenti qëllohet me armë në një shkollë në Suedi, i dyshuari arrestohet

Evropa
Kalo në kategori