LAJMI I FUNDIT:

Ujësjellësi: Për një muaj, 100 shkyçje të borxhlinjëve

Ujësjellësi: Për një muaj, 100 shkyçje të borxhlinjëve

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se nga 25 janari 2018, ka filluar me masa ndëshkuese për të gjithë borxhlinjtë e shërbimeve të ujësjellësit dhe kanalizimit.

Sipas zyrtarëve të kësaj kompanie, masë e parë ndëshkuese, është shkyçja nga sistemi i rrjetit të ujësjellësit, e pasuar me ndëshkime të tjera.


“Me shkyçje po përballet secili konsumatorë që ka, dy e më shumë fatura të papaguara ndaj shërbimeve të ujësjellësit dhe kanalizimit. Brenda një muaji, janë realizuar mbi 100 shkyçje nga sistemi i rrjetit të ujësjellësit, janë vizituar mbi 1300 konsumatorë borxhlinj dhe janë dërguar te përmbaruesit privat rreth 400 lëndë të konsumatorëve që nuk janë të rregullt ndaj shërbimeve të ujësjellësit”, ehstë thënhë një një komuniaktë për media të KRU “Prishtina”.

Për këtë aksion, kjo kompani ka angazhuar 50 ekipe të shkyçjes.
“Në shkyçje janë të përfshira tetë komunat në të cilat operon KRU ‘Prishtina’ si : Prishtina, Fushë Kosova, Obiliqi, Podujeva, Shtimja, Drenasi, Lipjani dhe Graçanica, me fshatra përreth. Aksioni do të vazhdojë deri në fund të vitit 2018. Borxhi total i konsumatorëve ndaj KRU ‘Prishtina’ është rreth 50 milionë euro”.
“Duke filluar nga data 1 shkurt 2018, të gjithë konsumatorët që kanë përfituar nga Ligji për Faljen e Borxheve Publike dhe nuk iu janë përmbajtur Kontratës për pagesën me këste të borxhit të riprogramuar, do të iu rikthehet borxhi i falur, bazuar në Ligjin për Faljen e Borxheve Publike”. /Telegrafi/