LAJMI I FUNDIT:

Udhëtimet turistike, shqiptarëve u kushtojnë më shumë nga gjithë rajoni

Udhëtimet turistike, shqiptarëve u kushtojnë më shumë nga gjithë rajoni

Shërbimet turistike që u ofrohen konsumatorëve shqiptarë nga agjencitë turistike vendase, janë më të shtrenjtat në të gjithë Europën. Mungesa e një enti të specializuar shtetëror që të kontrollojë aktivitetin e këtyre agjencive, si dhe ujdia mes këtyre të fundit për të mbajtur çmime aspak konkurruese, ka bërë që shqiptarët të paguajnë disa herë më tepër për ato paketa dhe shërbime që gjermanët, rusët, italianët dhe të gjithë vendet fqinje të rajonit paguajnë zakonisht çdo vit.

Paketat turistike, biletat e avionëve ose anijeve, taksat dhe të gjitha pagesat për shërbimet shtesë, janë disa herë më të mëdha se ato që paguajnë turistët e vendeve të tjera për të njëjtat vende ku shkojnë edhe shqiptarët. Një ndër zërat që u shton shqiptarëve shpenzimet për turizmin jashtë vendit, është pikërisht udhëtimi i cili zë dhe peshën më të madhe në llogarinë e shërbimeve.

Pikërisht kostoja e udhëtimit, përbën rreth tre të katërtat e shpenzimeve në total për çdo turist shqiptar që niset jashtë vendit për disa ditë pushime. Por rritje kanë pasur edhe të ardhurat nga ky shërbim për vendin tonë. Kështu bilanci neto i shërbimeve të udhëtimit shënoi një suficit prej rreth 84 milionë eurosh gjatë muajve janar-shtator 2009.

Në trend Ekonomi

Më shumë
As 350 euro nuk i përmbushin nevojat bazike për një pjesë të qytetarëve

As 350 euro nuk i përmbushin nevojat bazike për një pjesë të qytetarëve

Ekonomi
Të shpejta, të shijshme, plot vlera ushqyese - Kurseni kohë, pa sakrifikuar shijen me gjellërat e gatshme të MEKA-s

Të shpejta, të shijshme, plot vlera ushqyese - Kurseni kohë, pa sakrifikuar shijen me gjellërat e gatshme të MEKA-s

MEKA HALAL FOOD
Vetura Scout - Platforma që ndryshon rregullat e shitblerjes së veturave në Kosovë!

Vetura Scout - Platforma që ndryshon rregullat e shitblerjes së veturave në Kosovë!

Vetura Scout
Auto Mita shpërblen me 20.000 euro dhuratë 10 blerësit e parë të Volvo XC90

Auto Mita shpërblen me 20.000 euro dhuratë 10 blerësit e parë të Volvo XC90

Volvo Kosova
Për herë të parë në ballkan, lançohet aplikacioni Rentout që thjeshton qiradhënien e automjeteve

Për herë të parë në ballkan, lançohet aplikacioni Rentout që thjeshton qiradhënien e automjeteve

Rentout
American Brain - Histori suksesi për shërimin ndaj varësisë së drogës dhe alkoolit

American Brain - Histori suksesi për shërimin ndaj varësisë së drogës dhe alkoolit

AMECC Rezonanca
Kalo në kategori