Me ardhjen e koncesionarit turk në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, ka filluar modernizimin dhe ndërtimin e aeroportit. Me të hyrë në korridorin e administratës në aeroport dëgjohet zhurmë dhe ngado pluhur nga punimet që kanë filluar të bëhen nëpër objektet ekzistuese. Punëtorët tani presin akomodimin e tyre nëpër zyre, të cilat pritet shumë shpejt të jenë të gatshme për punë. Punëtorët e secilit departament do t’i akomodojë nëpër zyre të veçanta.
Nga fundi i muajit maj pritet të fillojë edhe ndërtimi i terminalit të ri prej 25 mijë metra katrorë, ndërtimi i kullës dhe i parkingut.
Konsorciumi Limak & Aeroport de Lyon Mas ka vendosur edhe se kush do të menaxhojë ANP’në gjatë kësaj kohe. Ai është Ferda Yakar, ish-drejtori gjeneral i aeroportit të Antalias, me një eksperiencë 20 vjeçare në menaxhimin e aeroporteve.
Ardhja e koncesionarit të ri nuk ka sjellë asnjë ndryshim për punëtorët. Ata thonë se po trajtohen mirë dhe nuk ka ndonjë ndryshim nga menaxhmenti i mëhershëm.
Ilir Halili, punëtor në administratën e ANP’së, tha për Express se punët për renovimin e objekteve ekzistuese do t’u sjellin atyre kushte më komode. “Ndryshim me ardhjen e koncesionarit kemi vërejtur vetëm tani kur kanë filluar punimet në renovimin e zyrave. Sepse ne po trajtohemi shumë mirë nga turku”, thotë Halili.
Altin Ahmeti, zyrtar për informim në ANP ”Adem Jashari”, tha se në tremujorin e parë të këtij, në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, ka rritje të numrit të udhëtarëve dhe të fluturimeve.“Gjatë kësaj periudhe të këtij viti numri i udhëtarëve ka shënuar rritje prej 5 për qind, e numri i fluturimeve 11.62 për qind, në krahasim me vitin e kaluar”, tha Ahmeti. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëMbyllet konferenca më e madhe ndërkombëtare për ndryshimet klimatike dhe mjedisin në Prishtinë
Apliko për punë në pak sekonda – Si Telegrafi Jobs po e transformon procesin e rekrutimit
AMECC Rezonanca shpall fillimin e aplikimit në afatin e dytë për studentët e rinj për vitin akademik 2024/2025
Hapet thirrja publike për mbështetjen e familjeve për investim në ngrohje efiçiente
Klimat dhe termopompat Midea sërish me subvencion
Subvencionimi i faturave të rrymës, këtu mund të aplikojnë familjet e skemave sociale dhe pensionale
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Rahatoj kamt’ qysh është ma s’miri këtë verë
Secila më e mirë se tjetra
Më të lexuarat
Çka kishte thënë Hashim Thaçi për Ibrahim Rugovën më 1999 në intervistën e Zërit të Amerikës?
Koloneli amerikan në pension, Jacobus: Anëtarësimi i Kosovës në BE dhe NATO është në horizont
Aktakuza për Rastin Banjska, dëshmitari thotë se Radoiçiq ka ikur në Rusi, tjetri tregon se grupi i tij punon për Ushtrinë e Serbisë
UEFA ka paralajmëruar Anglinë se rrezikojnë seriozisht përjashtimin nga Euro 2028
Luajti me të njëjtat numra njëzet vjet në lotari - amerikani fitoi 1 milion dollarë, një vjet pasi kishte fituar edhe bashkëshortja e tij
Intervista e Ibrahim Rugovës që i nxori probleme gazetarit të Zërit të Amerikës, Elez Biberaj