LAJMI I FUNDIT:

Turqit e blejnë Llamkosin 6.5 për milionë euro

Turqit e blejnë Llamkosin 6.5 për milionë euro

Kompania “Mutafqi Dragon Group” nga Turqia është shpallur fituese e tenderit për shitjen e ndërmarrjes Llamkos nga Vushtrria në valën e 6-të të privatizimit nëpërmjet metodës së likuidimit nga Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP).

Për këtë ndërmarrje kanë konkurruar pesë ofertues, ndërkohë që kompania turke me shifër L25 ka ofruar 6.5 milionë euro për blerjen e Llamkosit, raporton Koha.

Në këtë valë AKP-ja ka futur në shitje 19 ndërmarrje dhe njësi të ndryshme të ndërmarrjeve shoqërore në këtë rund. /Telegrafi/