LAJMI I FUNDIT:

Turqia vendi me rritje më të shpejtë ekonomik në Evropë

Turqia vendi me rritje më të shpejtë ekonomik në Evropë

Rritja ekonomike në vitin 2010, duke i tejkaluar pritjet dhe objektivat, arriti në 8.9 për qind. Falë kësaj shifre, Turqia është vendi me zhvillim më të shpejtë ekonomik në Evropë.

Instituti i Statistikave të Turqisë, ka bërë publike të ardhurat kombëtare për çerekun e fundit të viti 2010-ës. Sipas kësaj rritja ekonomike e Turqisë në vitin 2010, u realizua në 8.9 për qind, kurse rritja në çerekun e fundit të vitit ishte 9.2 për qind.

Rritja ekonomike duke i tejkaluar pritshmëritë dhe objektivat e ka vendosur Turqinë në vendin me rritje më të shpejtë ekonomike në Evropë.

Rritja ekonomike e Turqisë arriti në 1 trilion e 105 miliardë e 101 lira turke, pra afërsisht 550 miliardë euro. Të ardhurat për person janë rreth 10 mijë e 79 dollar, pra 15 mijë e 138 lira turke.


Instituti i Statistikave të Turqisë, ka bërë publike edhe shifrat e tregtisë së jashtme për muajin shkurt. Eksporti duke u rritur me 22.2 për qind arriti në 10 miliardë e 109 milionë dollarë.

Kurse importi duke u rritur me 48.7 për qind arriti në 17 miliardë e 516 milionë dollarë. /Telegrafi/