LAJMI I FUNDIT:

Turkish.., më e mira në EJL

Turkish.., më e mira në EJL

Turkish Airlines” është shpallur aviokompania më e mirë në Evropën Juglindore për vitin 2010, pas vlerësimit të kompanisë konsulente Skytracks.

“Turkish Airlines” ka marr vendin e tretë midis aviokompanive më të mira evropiane dhe ka marrë çmimin për ushqimin më të mirë në botë për klasën ekonomike.

Kompania Skytracks është e specializuar për vlerësimin e kualitetit në trafikun ajror dhe jep çmime vjetore për aviacionin.

Fituesit e këtij viti janë shpallur në bazë të një ankete të 17.9 milionë pasagjerëve nga 100 vende, nga qershori 2009 deri në prill 2010.