LAJMI I FUNDIT:

Tuneli i Kalimashit rihapet në mars

Tuneli i Kalimashit rihapet në mars

Ministri i Transporteve i Shqipërisë, Sokol Oldashi, ka deklaruar se tuneli i Kalimashit hapet në muajin mars, më së voni në prill.

“Faza e emergjencës ka përfunduar. Po përdorim variantin gjerman dhe austriak për eliminimin e avarisë. Shpenzimet shtesë ende nuk janë bërë publike nga ana e kompanisë, por janë të papërfillshme”, ka thënë Olldashi në një konferencë për media.
Ndërkohë që ministri nuk ka pranuar të japë ndonjë shifër lidhur me koston shtesë, pas shembjes së ndodhur më 5 nëntor, por ka deklaruar se ajo është e papërfillshme.

Sipas Sokol Olldashit,janë kompani gjermane dhe austriake me specialistët më të mirë në botë, që kanë punuar për projektin e eliminimit të avarisë dhe kanë dhënë zgjidhjet e duhura, të cilat po vihen në zbatim nga ana e kompanisë ndërtuese.
Kjo deklaratë e tij shuan shpresat që tuneli të hapet përkohësisht për festat e fundvitit, por gëzon se do të hapet para majit.
Kompania turke “Savronik”, që menaxhon tunelin e Kalimashit, nuk pranon që tuneli të hapet pa u përfunduar plotësisht.