LAJMI I FUNDIT:

Tsipras kërkon votën “jo” në referendum

Tsipras kërkon votën “jo” në referendum

Kryeministri i Greqisë, Alexis Tsipras, u ka bërë sërish thirrje grekëve që të votojnë me “jo” në refrendumin për kushtet e paketës së ndihmës.

“Nëse fiton vota ‘po’, bankat do të hapen me një marrëveshje që nuk do të jetë praktike, por nëse ai është vendim i popullit grek, qoftë nga frika, presioni, apo zgjedhja, ne do ta respektojmë. Nëse fiton vota ‘jo’, ju siguroj se të nesërmen do të shkoj në Bruksel dhe do të nënshkruhet marrëveshja”, ka thënë Tsipras për një televizion grek.

Kreditorët ndërkombëtarë kanë kërkuar nga Greqia reforma, si rritjen e taksave dhe shkurtimin e shpenzimeve të mirëqenies, si kusht për të zhbllokuar fondet e ndihmës.


Tsipras ka thirrur referendumin për datën 5 korrik, në lidhje me këto kërkesa.

Udhëheqësit evropianë kanë paralajmëruar se vota me “jo” mund të çojë në daljen e Greqisë nga Eurozona.

Bankat greke nuk janë hapur këtë javë, si pasojë e dështimit të bisedimeve midis Greqisë dhe kreditorëve të saj.

Frika nga falimentimi ka shkaktuar radhë të gjata të qytetarëve grekë te makinat e të hollave. Tërheqja është kufizuar në vetëm 60 euro në ditë. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Themeluesit dhe ish-CEO, Changpeng Zhao, thuhet se i është bërë një ndalim i përjetshëm nga administrimi i Binance

Themeluesit dhe ish-CEO, Changpeng Zhao, thuhet se i është bërë një ndalim i përjetshëm nga administrimi i Binance

Botë
Shmangni rreziqet e klorit, jepini shëndetit tuaj një zgjidhje të sigurt me Camelot

Shmangni rreziqet e klorit, jepini shëndetit tuaj një zgjidhje të sigurt me Camelot

Camelot Kosova
Stres i përditshëm? eBukura ju sjell këto dy produkte për një jetë më të qetë dhe të lumtur

Stres i përditshëm? eBukura ju sjell këto dy produkte për një jetë më të qetë dhe të lumtur

E Bukura e Dheut
Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

E Bukura e Dheut
Shijuat verën, por humbët formën? Ja si të riktheheni në formë pa pasur nevojë të dilni nga shtëpia

Shijuat verën, por humbët formën? Ja si të riktheheni në formë pa pasur nevojë të dilni nga shtëpia

Melodia Px
Vapiano – Destinacioni i shijeve italiane në Prishtinë, tani me porosi online

Vapiano – Destinacioni i shijeve italiane në Prishtinë, tani me porosi online

Foleja
Kalo në kategori